'Është nën patronazhimin e kryeministrit prej dosjeve të tij', Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës: E turpshme, pranon të përdoret sa herë i duhen votat Ramës
Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur sulmeve të bëra në drejtim të tij nga kreu i PD Sali Berisha. Në një reagim në Facebook ditën e sotme, Basha shkruan se ish-kryeministri është shndërruar në një mjet të Edi Ramës, duke e ndihmuar në zhvendosjen e vëmendjes nga aferat korruptive të qeverisë dhe lidhjet e saj me krimin.
Sipas tij, Berisha ka pranuar mbështetjen e Ramës për interesa personale, duke lënë në hije opozitën dhe duke dëmtuar kauzën demokratike.
Fatkeqësisht, dosjet e Sali Berishës e kanë kthyer atë në asetin e Edi Ramës, të cilin e përdor për të mbajtur debatin publik larg aferave të panumërta korruptive të qeverisë dhe lidhjeve të saj të tmerrshme me krimin. Është e turpshme, që Berisha pranon të jetë nën patronazhimin e Edi Ramës, të cilit i dha votat për të amnistuar të korruptuarit e tij, për mbylljen e listave, për pazarin e radhës me Gjykatën Kushtetuese, dhe në këmbim, mori vulën përmes një vendimi skandaloz, që Berisha e përdor jo për t’i shërbyer opozitës, por problemeve të tij me drejtësinë', tha ai.
Basha më tek shkruan se do të vazhdojë të punojë për t’u ofruar demokratëve një alternativë të besueshme dhe të ndershme, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit dhe integritetit politik.
'Është e kuptueshme, që politikisht Berisha nuk mund të ekzistojë pa një armik, kështu që, përsa kohë Trekëndëshi i Bermudës po shtrëngon radhët në përballjen me SPAK-un, i ngelem vetëm unë me të cilin mund të merret për të hedhur në publik shashka qesharake. Ndaj jemi më të vendosur se kurrë për të mos i lënë demokratët pa alternativën e duhur dhe të besueshme, me të cilën të ndihen të përfaqësuar, të nderuar dhe jo të tradhëtuar', tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
90.1%
-
Jo
5.9%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Salianji letër nga qelia: Rilindja kërkon madhështinë e Edi Ramës, Opozita fuqizimin e qytetarit
19 Janar, 13:22
-
‘Bardhi ka probleme me grupin e Berishës’, Lapardhaja në Report Tv: Saliu kërkon të bëjë pazare me Ramën
19 Janar, 13:07
-
Rama: Ndërtojmë qendrën e parë të skive në Korçë! 160 bujtina, 500 mijë turistë flenë të paktën një natë në ‘Parisin e Vogël’
19 Janar, 13:07
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha porosi: Bindni emigrantët të regjistrohen
19 Janar, 12:43
-
Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha paraqitet nesër në SPAK, 'mobilizon' militantët në protestë! Mesazhi për strukturat: SKAP-i vegël e Ramës
19 Janar, 12:11
-
Inteligjencë Artificiale në e-Albania! Njihuni me 'Diellën', asistenten virtuale 'zadrimore' (VIDEO)
19 Janar, 08:13
-
Mero Baze: Lista e përbashkët e opozitës së re, si shenjë serioziteti opozitar
19 Janar, 07:07
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
-
Frrok Çupi: Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?
18 Janar, 16:49
-
Berisha kujtohet pas 34 vjetësh: Dëmshpërblimin të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë! Sulmon Gjykatën Kushtetuese
18 Janar, 12:54
-
Vota e diasporës/ Rama replikon me komentuesit: Mos i qaj hallin kalorësit, 3 arsyet pse emigrantët do votojnë
18 Janar, 10:59
-
Agroturizmi, Rama: Së shpejti shpallim mbështetje të re financiare! Nxit shqiptarët të kthehen, Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët
18 Janar, 08:16