'Është një ditë emocionuese', mësoni horoskopin për ditën e sotme

'Është një ditë emocionuese', mësoni horoskopin për ditën e sotme

Horoskopi ditor

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Hëna kthehet në shenjën tuaj. Do të jetë një ditë plot pasion për të dashuruarit. Ndërsa në punë, ka ende pengesa që lidhen me të kaluarën.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Bëni mirë që të përfitoni nga ndikimi i Hënës dhe të shfrytëzoni të gjithë energjinë e mirë që keni për të dhuruar çaste të lumtura për të dashurit tuaj. Në punë, historitë e së shkuarës duhen trajtuar dhe zgjidhur në kohë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Mund të ndiheni të trishtuar për një cështje me një person të dashur ose partnerin tuaj. Më në fund jeni mësuar me një fazë të vështirë në punë, por ka ende disa gjëra që nuk ju pëlqejnë.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Ende jeni konfuz për dashurinë dhe ndjenjat për shkak të një dyshimi që ju mundon prej kohësh. Në punë, prej disa kohësh po ndodhin disa ndryshime që ndikojnë në të ardhmen tuaj.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Për dashurinë, dita është absolutisht premtuese. Ka një dëshirë të madhe për të kompensuar kohën e humbur. Pasdite do të ketë përmirësime në punë, ndaj fshini të shkuarën e errët.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Për të paktën dy ditë përpiquni të mos e merrni gjithçka seriozisht, lërini gjërat të ecin në rrjedhën e vet. Në punë, nëse në të kaluarën keni bërë disa zgjedhje të mira, tani po vijnë shpërblimet që keni kërkuar prej kohësh.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Do të jetë një ditë e lodhshme, ndaj bëni mirë të qetësoheni për të shmangur çdo diskutim me partnerin/partneren. Jeni në një fazë të rëndësishme në punë, përpiquni të mos e humbni fokusin.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Është një ditë emocionuese dhe do të keni takime të reja. Kjo gjendje pozitive do ju shoqërojë deri në fillim të shkurtit. Nëse jeni në një proces gjyqësor, yjet do t’ju ndihmojnë t’i jepni fund.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Ditën do të keni mundësinë për t’i dhënë një tjetër shans romancës tuaj. Në punë nuk ka nevojë të humbisni asnjë mundësi, thjesht shtyni takimin nëse nuk jeni në gjendje për të folur sot.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Një ditë interesante për takime, favorizoni marrëdhëniet rastësore. Papritur, mund të merrni një telefonatë të rëndësishme që lidhet me biznesin apo punën tuaj.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Do të keni ndjenja pozitive dhe do të ndiheni të lumtur këtë të Enjte. Dielli në shenjë garanton edhe sukses në karrierë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Ky është një moment shumë i favorshëm në marrëdhëniet me të tjerët, mund të merrni edhe vendime të rëndësishme. Në punë do ju duhet të ndihmoni dikë ose të riparoni dëmet.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!

Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!