Është shuar në moshën 88-vjeçare shkrimtari japonez Kenzaburo Oe, fitues i çmimit Nobel për Letërsi nga viti 1994. Lajmi u bë me dije këtë të hënë nga shtëpia e tij botuese Kodansha, që gjithashtu njofton se zemra e shkrimtarit ka pushuar së rrahuri në 3 mars, dhe se ceremonia mortore ishte përmbushur.
Oe lindi në vitin 1935 në qytetin e vogël të Uchiko. Në moshën 18-vjeçare ai u transferua në Tokjo për të studiuar, ku u diplomua në letërsi franceze. Romani i tij i parë “Kafsha për t’a ushqyer”, u publikua në vitin 1957 dhe pati menjëherë një sukses të madh, duke u mirëpritur nga lexuesit dhe kritika. Në vijim ai do të publikonte mbi 30 romane përpos tregimeve dhe eseve. Do të mbahet mend në veçanti për esenë e vitin 1965 “Shënime për Hiroshimën” ku Oe rrëfeu udhëtimin e tij në qytetin e goditur nga bomba atomike britanike në 6 gusht të vitit 1945, dhe takimet e tij me të mbijetuarit. Në atë ese Oe ka shkruar për disa nga temat më të rëndësishme që e shoqëruan gjatë karrierës së tij, si pacifizmi dhe kundërshtimi që i bëri përdorimit të energjisë bërthamore.

