Eshtrat e dëshmorit Llesh Sokol Nicaj, 104 vite pasi ra dëshmor i atdheut do të prehen përjetësisht në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Lezhës.
Më kërkesë të familjarëve eshtrat e dëshmorit u zhvendosen nga Kruja drejt Lezhës në mënyrë që Llesh Sokol Nicaj të ishte aty ku luftoi për lirinë e vendit të tij.
Në nderim të dëshmorit Nicaj u organizua një veprimtari përkujtimore, ku morën pjesë veteranë, drejtues lokal dhe familjarë.
Ata sollën në kujtesë kontributin që ka dhënë Llesh Sokol Nicaj në shumë beteja për pavarësinë dhe çlirimin e Shqipërisë.
“Në moshë të re rroku armën doli në malësi ju bashkua qetës së Ded Gjo Lulit. Lleshi është shquar për trimëri”, u shpreh Deli Bishaj, kryetar i Komitetit të Veteranëve.
“Kush ja preu hovin taborit, flakë qet pushka e Llesh Sokolit
Gjaku i tij e skuqi zallin, shndriti fushën e shndriti malin
Nën flamur të Kastriotit u derdh gjaku i Llesh Sokolit
Ushton Lahuta në dorë të rapsodit i këndohet kanga mot mas motit”, janë vargjet që recitoi Kol Kunora, i afërm i dëshmorit.
Dëshmori Llesh Sokol Nicaj me origjinë nga Kelmendi i Malësisë së Madhe u vra në moshën 36-vjeçare në qershor të vitit 1912 gjatë kryengritjes së bregut të Mates e cila u zhvillua në Gurës të Kurbinit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO