Eshtrat e "ngrira" dhe shtëpia e masakrimit: Rrugët për zbardhjen e vrasjes së çiftit Pasho në Itali

Eshtrat e

Masakrimi i çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali, i quajtur ndryshe si Misteri i Solliccianos,  ka bërë që të ngritën hipoteza për vrasjen e tyre dhe personat të cilët mund të jenë shkaku i ngjarjes që ka tronditur opinionin e gjerë. Që nga e enjtja kur është zbuluar valixhja e parë e deri më sot janë shtuar elementë të rinj. Edhe pse sot çdo gjë është ende e turbullt, zbulimi i misterit mendohet të jetë afër.

Por cilat janë mënyrat që mund të ndihmojnë në zbardhjen e misteri?

ADN-ja
Vajzat mendohet se do të jenë thelbësore në identifikimin e viktimave. Edhe pse  është arritur të identifikohet Shpetim Pasho, i lindur në 1960, falë shenjave të gishtërinjve të tij të gjetura nga mbetjet në katër valixhet e shpërndara, pranë burgut. Gruaja e tij Teuta gjithashtu do të duhet të identifikohet zyrtarisht, por baza e të dhënave gjenetike do të jetë gjithashtu e dobishme për hetime. Brenda valixheve do të jetë e lehtë për hetuesit të gjejnë gjurmë të shumta gjenetike të cilat do të mund të krahasohen.

Vendodhja
 Për të kuptuar se “kush” e ka bërë krimin fillimisht  është e rëndësishme që fillimisht të zbulohet "ku" dhe "si" ka ndodhur ai. Shtëpia në Via del Pantano, ku një nga tre fëmijët e çiftit, Taulanti dhe e dashura e tij E. Jetonin nuk duket se tërheq vëmendjen e hetuesve. Në periudhën para zhdukjes,  bazuar edhe në deklaratat e vajzës së tyre ata kishin qëndruar në zonën e Novoli dhe Castello. Veshje e thjeshta të Teutës, tregojnë se masakra kishte ndodhur në një moment shtëpiak. Edhe masakrimi dhe paketimi i kufomave mund të ketë ndodhur në një shtëpi të vetme.  Ai vend, edhe pas pesë vjetësh,  në saj të teknologjive të fundit të hetimeve ende mund të tregojë shumë detaje.

Gjetjet
Është ende e vështirë të japësh një datë të saktë për momentin e hedhjes së katër çantave në atë tokë të papunuar dhe të paarritshme, ku ishte e nevojshme të pastrohej pylli për të rikuperuar valixhen e katërt. Megjithatë në bazë të të deklaratave të fermerit që gjeti valixhen e parë, të paktën mendohet të jenë dy vjet. Nëse bazohemi edhe në bimësinë aty, mund të kuptohet lehtësisht që ka kaluar shumë kohë, qëkur dikush ka shkelur në atë zonë.  
Kockat
Në bazë të analizave të bëra deri tani, duket se kockat janë në gjendje të mirë. Sipas ekspertëve ato mund të jenë ruajtur në ngrirje dhe nuk do të jenë hedhur menjëherë.

Hedhja
Distanca mes valixheve i bën hetuesit të mendojnë se 'hedhja' e tyre ndodhi nga një automjet në lëvizje. Megjithatë për një operacion të tillë nevojitet një automjet i madh, i aftë për të akomoduar të gjitha valixhet dhe një person nuk mjafton, duhet të jenë përfshirë më shumë persona.  
Vdekje e dhunshme dhe pa gjak
Ata të cilët kanë vrarë çiftin, i kanë vrarë në mënyrë tejet të dhunshme. Pasi i kanë vrarë i kanë prerë ata me sharrë elektrike dhe kanë mpiksur gjakun e tyre me një lëndë të veçantë.


Lajmi kryesor:

Masakrimi i çiftit shqiptar në Itali/ Flet për herë të parë ish e dashura e Taulant Pashos, dyshohet se ishte kontakti i fundit i Shpëtim dhe Teuta Pashos


/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston