Iniciativa Europiane për Stabilitet (ESI) ka paraqitur një raport për Shqipërinë duke nënvizuar se “zgjedhjet nuk do të testojnë vetëm demokracinë në Shqipëri, por edhe zbatimin e ligjit dhe në rast të dështimit të tyre “do të shkaktohej një krizë madhore politike në Shqipëri. Një tjetër rezultat do të ishte humbja e çdo perspektive të besueshme progresi drejt integrimit në Bashkimin Europian në të ardhmen e afërt, dhe një spirale rrënimi politik, social dhe ekonomik në Shqipëri”.
Në raportin e ESI-t thuhet se Shqipëria rrezikon që të bëhet pjesë e getos së Ballkanit, bashkë me Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnjen, vende që kanë mbetur mbrapa fqinjëve të tyre në rrugën drejt integrimit evropian.
ESI sugjeron që“mesazhi kyç nga gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë, në veçanti nga Bashkimi Europian, duhet të jetë që të gjitha institucionet shqiptare duhet të respektojnë me rigorozitet ligjet që kanë miratuar ato vetë.
Ka disa vija të kuqe që nuk mund të kapërcehen. Udhëheqësit shqiptarë duhet ta dinë se bota po vëzhgon. Deklarimi paraprak i këtyre vijave të kuqe e bën më të pamundur shkeljen e tyre: Së pari, anëtarët e administratës zgjedhore nuk mund të hiqen për arsye të papërcaktuara në Kodin Zgjedhor. Së dyti, numërimi, si dhe gjykimi i ankesave dhe apelimeve duhet bërë nëpërmjet vëzhgimit të rreptë të procedurave të Kodit Zgjedhor", - thuhet në raport.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com