Në Shqipëri dhe kryesisht në kryeqytet janë parë shpesh të huaj që kanë gjetur në vendin tonë një treg të sigurt pune. Por së fundmi është vërejtur një tjetër fenomen.
Tirana është shndërruar në destinacionin e vajzave nga lindja që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës. Vajzat nga Libia, Taxhikistani apo Azerbaxhani por edhe Kina apo Vietnami vijnë në vendin tonë si turiste dhe marrin apartamente të ndryshme me qira ku ushtrojnë aktivitetin e tyre kundrejt shumave nga 100 deri në 400 euro. Reklamimin e bëjnë hapur në një faqe internet të quajtur ‘Tirana escorts’.
Ky aktivitet ra në sy të autoriteteve ku 3 nga vajzat ranë pre e grabitjes nga disa adoleshentë të cilët nën kërcënimin e thikës, u morën celularët dhe paratë.
Tre të miturit të dyshuar për vjedhje me dhunë thanë para uniformave blu se ranë në kontakt me të huajat në një faqe internet ku ato ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës në apartamente të marra me qira në Tiranë.
Të miturit të moshave 16-17 vjeç i kontaktonin vajzat duke u hequr si klientë, e më pas kur shkonin në destinacion i grabisnin. Para disa ditësh një incident i tillë ndodhi në rrugën ‘Dervish Hatixheja’.
Komisariati nr.3 i policisë i identifikoi të miturit dhe për shkak të moshës i procedoi në gjendje të lirë. E njëjta situatë ka ndodhur javë më parë në rrugën ‘Islam Alla’ ku pre e vjedhjes ranë dy vajza nga Libia./TCH
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.2%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 5343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Eksploziv banesës në katin e 9-të të një pallati, frekuentohej nga Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit' të Vlorës! Policia gjeti sende personale dhe dokumente
22 Dhjetor, 12:33
-
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i kryebashkiakut Veliaj: Konsumoni produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës
22 Dhjetor, 12:12
-
Tiranë, arrestohet taksisti, akuzohet se i mori me dhunë klientit një shumë parash dhe 2 telefona
22 Dhjetor, 10:35
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
21 Dhjetor, 19:10
-
Ylli Pata: Pse Berisha zgjodhi të bllokojë rrugët para Krishtlindjeve?
21 Dhjetor, 18:24
-
Trafiku në Tiranë, eksperti: Problem menaxhimi i rrugëve! Propozimet për zgjidhje, parkime jashtë Unazës së Vogël e sinjalistikë e përkohshme
21 Dhjetor, 12:30
-
Nata e dytë e Fest 63, 15 artistë të tjerë ngjiten në skenë
20 Dhjetor, 20:50
-
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
20 Dhjetor, 19:41
-
5 vite SPAK/ Romeo Kara në Report Tv: Berisha sfida kryesore! Jo heqje non gratash, por shpallje të reja! Shabani: Saliu e Meta të akuzuar se kanë porositur vrasje
20 Dhjetor, 19:19
-
Të çash trafikun në Tiranë, 'mision i pamundur'! 'Paralizohen' rrugët, radhë të gjata mjetesh edhe në autostradën Thumanë -Kashar (VIDEO)
20 Dhjetor, 17:32
-
U zbulua në Rinas, ilaçi për ftohje a po trafikohet për të përzierë drogën?
20 Dhjetor, 17:25
-
Goditën me sende të forta 34 vjeçarin, arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë
20 Dhjetor, 15:38
Leni rehat keto vajza mor gomej se na knaqen
Përgjigju