TALIN - Një dalje e mundshme e Greqisë nga zona euro (Grexit) nuk do të kishte një ndikim të fortë mbi monedhën evropiane që është në nivel më të mirë se gjatë periudhës së parë të krizës së borxhit, theksoi sot ministrja estoneze e Financave, Maris Lauri.
"Sigurisht, zona euro është më e qendrueshme dhe më e fortë se pesë vjet më parë dhe dalja hipotetike e një prej anëtareve të saj nuk do të kishte një ndikim të fortë", deklaroi Maris Lauri për stacionin televiziv publik estonez EER.
Sipas ministres, Greqia nuk do të falimentonte menjëherë pa një zgjatje të përkohshme të mbështetjes financiare evropiane, ndërkohë që buxheti i saj është në sufiçit.
Eurogrupi konfirmoi sot se kishte marrë një kërkesë të depozituar nga Greqia për zgjatjen për gjashtë muaj të ndihmës nga partnerët e saj evropianë, hedhur poshtë nga ministri gjerman i Financave.
Sipas Berlini, kërkesa e Greqisë nuk përbën një zgjidhje të vlefshme dhe nuk i përgjigjet kritereve të vendosura nga zona euro. /ATSH/