Klubi i Vllaznisë ka reaguar duke kërkuar që të mos përmendet si një nga ekipet që bënë estradë këtë fundjavë në Superligë. Shkodranët thonë se nuk kanë qenë pjesë kurrë e këtyre ngjarjeve dhe kërkojnë vetëpërmbajtje si nga mediat ashtu edhe nga tifozët.

“Gjatë ditëve të fundit janë përhapur në disa media dhe rrjete sociale aludime dhe komente lidhur me integritetin e ndeshjeve në këtë fazë të kampionatit.

KF Vllaznia, përmes Presidentit Alban Xhaferi, ndjen detyrimin të sqarojë publikisht dhe me përgjegjësi:

Vllaznia nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e asnjë marrëveshjeje që cënon ndershmërinë e garës.

Ky klub përfaqëson një qytet me histori, traditë dhe dinjitet, dhe çdo arritje e jona ka ardhur dhe do të vijë vetëm përmes punës, përkushtimit dhe meritës në fushën e lojës.

Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e opinionit publik në këtë fazë të rëndësishme të kampionatit, si dhe pritshmëritë e larta, por njëkohësisht besojmë se hedhja e dyshimeve pa prova dëmton jo vetëm klubet, por gjithë futbollin shqiptar dhe besimin e tifozëve.

Ftojmë të gjithë aktorët – mediat, opinionin sportiv dhe institucionet – të tregojnë maturi dhe përgjegjësi në komunikim.

Çdo pretendim duhet të mbështetet në fakte dhe të trajtohet në rrugët zyrtare.

Vllaznia do të vazhdojë rrugën e saj me seriozitet, duke folur në fushë dhe duke respektuar lojën e ndershme,”-mbyll reagimin Vllaznia.

Këtë fundjavë shkodranët që luftojnë për titutll u mposhtën 0-2 nga Bylisi në Loro Boriçi. Edhe pse humbja erdhi ndaj një skuadrë që lufton për mbijetesë në një moment kulminat të sezonit, skuadra shkodrane nuk kishte koeficientë të çuditshëm në baste. Ndryshe nga Partizani-Flamurtari apo edhe Vora-Elbasani.


Lajmi kryesor:

‘Tragjedinë e futbollit shqiptar e solli Duka’, Abazi për Report Tv pas estradës në Superligë: Të hetojë drejtësia! Tifozët të braktisin stadiumet