Etapa e dytë e rrethit të 81-të Çiklistik në Shqipëri, britaniku Frank Longstaff fiton në aksin Korçë - Elbasan

Etapa e dytë e rrethit të 81-të Çiklistik në Shqipëri, britaniku Frank Longstaff fiton në aksin Korçë - Elbasan

Moment nga gara

Rrethi i 81-të Çiklistik i Shqipërisë ka mbyllur etapën e dytë, atë të aksit Korçë - Elbasan. Në këtë garë fitues u shpall britaniku Frank Longstaff, që ishte më i shpejtë në 151.4 kilometra distancë.

Gara ishte me rivalitet të lartë dhe emocionues në fund ishte dueli mes britanikut Frank Longstaff të skuadrës Schils Doltcini dhe serbit Ognjen Iliç të Kombëtares së Serbisë. Ishte Lonstaff ai që triumfoi pas sprintit final, duke regjistruar kohën 3:30:28.

Më tej në finish mbërriti një minigrup prej katër çiklistësh me kohën +1:57 nga kreu, ndërsa vendi i tretë shkoi për serbin Dorde Duriç. Ky i fundit ishte fitues i etapës së parë.

Dy sportistët e Kombëtares së Shqipërisë, Lukas Sulaj Kloppenborg dhe Olsian Velia u renditën respektivisht në vend të 11-të dhe 12-të, me diferencë +2 minuta e 55 sekonda nga vendi i parë.

Renditja e etapës së dytë, Korçë - Elbasan:

1-Frank Longstaff - 3:30:28

2-Ognjen Ilic - Serbia - 3:30:27

3-Dorde Duric - Serbia

4-Koos Jeroen Kers

5-Vedad Karic

Renditja e përgjithshme:

1-Dorde Duric - Serbia

2-Ognjen Ilir - Serbia

3-Marko Stankovic

4-Koos Jeroen

5-Kers Vedad Karic

Klasifikimi ekipor:

1-Serbia - 22:51:07

2-Groot Amsterdam +13:19

3-Troyan +14:52

4-Shqipëria - +15:25

5-Ioanninon +19:09

6-Tirana +29:10

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Humbja me Italinë në Euro 2024, Sylvinho: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin! Falenderoj tifozerinë kuqezi

Humbja me Italinë në Euro 2024, Sylvinho: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin! Falenderoj tifozerinë kuqezi