Ethet e garës/ Clinton: Trump?
Është rrezikshmërisht jokoherent
Hillary Clinton deklaroi se kandidati ende jozyrtar republikan për presidencën Donald Trump është rrezikshmërisht jo koherent.
Hillary Clinton deklaroi se kandidati ende jozyrtar republikan për presidencën Donald Trump është rrezikshmërisht jo koherent. Ish Zonja e Parë tha se trump nuk ishte i aftë për të qenë president dhe se zgjedhja e tij do të ishte një gabim historik. Në fjalimin e saj, Clinton, e cila përballet me Bernie Sanders për kandidaturën demokrate, hodhi poshtë politikat e jashtme të Trump dhe e quajti miliaderin njujorkez si të paqëndrueshëm, irracional dhe të papërgatitur. Ajo mbrojti marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe tha se nëse Trump bëhet president, ai do të nisë luftëra të tjera dhe do të shkatërrojë ekonominë amerikane.
"Kjo nuk është është shfaqje televizive, është realiteti“, deklaroi Clinton.
Analistët thonë se pritej ky fjalim i ashpër i Clinton ndaj Trump, i cili pavarësisht debateve që ka ngjallur, është, të paktën me shifra, kandidati republikan për presidencën. Clinton tashmë po përpiqet të tërheqë votuesit pa krah politik dhe republikanët e moderuar që janë të shqetësuar nga qëndrimet e Trump. Ndërsa mbështetësit e tij thonë se i pëlqen e folura e tij e ashpër, Clinton ka vënë bast se elektorati i gjerë amerikan nuk është i këtij mendimi. Siç Clinton parashikoi në fjalimin e saj, reagimi i Trump në Twitter nuk ka vonuar dhe miliarderi njujorkez tha se Clinton nuk ka më besueshmëri sepse ka dështuar shumë shpesh ndërsa ishte në detyrë.
Trump tashmë ndihet edhe më i fortë në kandidimin e tij, pasi mori mbështetjen e kreut të Dhomës së Ulët të kongresit Paul Ryan, i cili deri vonë ishte shprehur se s’ mund të mbështeste biznesmenin. Ryan tha se ka më shumë të përbashkëta se sa mosmarrwveshje me Trumpin, një lëvizje që tregon se republikanët po mblidhen rreth të zgjedhurit të tyre. Diçka që duhet të shqetësojë jo pak demokratët që janë angazhuar në një betëjë të ashpër politike të ndarë mes Clintonit dhe Bernie Sandersit.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
44%
-
Keq
39.9%
-
Nuk e di
16.2%
Vota total: 1281
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit
9 Gusht, 21:06
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë
9 Gusht, 20:55
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
9 Gusht, 20:44
-
Paris 2024/ Arrestohet mundësi egjiptian, akuzohet për ngacmim seksual
9 Gusht, 20:18
-
Brazil/ Rrëzohet avioni me 62 pasagjerë në bord në Sao Paolo, asnjë i mbijetuar! Momenti kur bie dhe merr flakë (VIDEO)
9 Gusht, 19:58
-
Deputeti i Albin Kurtit sulmon ambasadorin amerikan: Të rrijë në Ambasadë, nuk merr vesh ai
9 Gusht, 19:47
-
Ilir Yzeiri: Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik
9 Gusht, 19:33
-
‘Gërdeci’/ Biznesi i vdekjes: David Packouz rrëfen takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë dhe Shkëlzen Berishën! Çfarë biseduan me Deliorgjin e Diverolin
9 Gusht, 19:30
-
E papritur/ Mundësi Chermen Valiev rikthehet në garë, dy ndeshje larg për t’i dhënë Shqipërisë medaljen e parë Olimpike
9 Gusht, 19:26
-
Autoritetet serbe presion shqiptarëve para protestës në Bujanovc, Shaip Kamberi: Përpjekje për të heshtur zërin tonë
9 Gusht, 19:25
-
SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë
9 Gusht, 19:18
-
Shpenzimet të papritura, 60% e familjeve shqiptare nuk i përballojnë! Shumica prej tyre, me arsim të ulët
9 Gusht, 19:17