Ethet e thesarit/ Salvo, ai që di
sekretet e pasurisë së Toto Rinës

Ethet e thesarit/ Salvo, ai që di<br />sekretet e pasurisë së Toto Rinës<br>
Tani që Totò Riina ka vdekur, të besuarit e tij që janë jashtë burgut presin që në qytezë të kthehet së shpejti Salvuccio. Kështu e quajnë fëmijën e tretë të “capo dei capi”, në shenjë respekti dhe dashëmirësie. Por Salvuccio, Giuseppe Salvatore Riina, 40 vjeç, i cili ka bërë 8 vite burg për mafie, nuk mund të kthehet në Corleone, të paktën edhe një vit tjetër.

Të paktën edhe një vit –  Hetimet e Prokurorisë së Palermos thonë se mbetet në një situatë “rrezikshmërie të qëndrueshme shoqërore”, edhe pse ai shkruan në Facebook se është thjesht një shkrimtar (ka bërë vetëm një libër, një biografi tepër e zbutur). 

Salvuccio duhet të vazhdojë të qëndrojë në Padava, në gjendjen e lirisë me kusht, pasi kështu ka vendosur gjyqtari i mbikëqyrjes, duke e shtyrë vendimin e mëparshëm që kishte përefunduar në mesin e tetorit: muk mund të largohet nga qyteti, duhet të kthehet në shtëpi brenda orës tetë të mbrëmjes dhe nuk mund të dalë më shpejt se ora tetë e mëngjesit. Sepse Salvuccio Riina, trashëgimtari, ruan shumë sekrete të babait. Por mbitëgjitha njërin prej tyre, atë që i intereson më shumë familjes, sekretin e thesarit. Shtëpi, toka, kompani, llogari bankare dhe ndoshta edhe një kasafortë misterioze që ruhet diku jashtë shtetit.

Totò Riina thoshte në burg, i përgjuar nga hetuesit e gjyqit Bisedimet shtet-mafie: “Sikur të ripërtërij qoftë 1/3 të asaj që kam, prap i pasur jam”. Pra kjo është fjala kyç “ripërtëritja” e thesarit, për të rritur fitimet mujore që mbërrijnë periodikisht në Korleone, ose për të bërë investime të reja. Një hetim i karabinierëve Ros, e koordinuar nga prokuroria e Francesco Lo Voi, po kërkon thesarin e Riinës.

Forca e marrëdhënieve – Nuk bëhet fjalë vetëm për gjuetinë e një thesari, por është një hetim tepër delikat lidhur me marrëdhëniet mes Cosa Nostras dhe një rrjeti me profesionistë nga ata që nuk të shkon mendja. Janë këto marrëdhënie pasuria e vërtetë e mafies siciliane. Sepse vetëm marrëdhëniet e mira mund të zhdukin nga llogaritë 1.1 milionë euro që agjencia për lëvrimin në bujqësi, i kishte dërguar firmës “Santuario Maria santissima del Rosario di Tagliavia”. Për vite të tëra, pronat e kishës kishin qenë bajraku personal i Totò Riina-s: 155 hektarë pushtet dhe respekt, në zonat ndërmjet Ficuzza-s dhe Corleones, të mbuluara me fonde të konsiderueshme evropiane. Punonjësi i vetëm ishte shoferi i familjes Riina. Tani, shoqëria në varësi të kishës ndodhet nën administrim gjyqësor dhe si akt i parë punonjësi është shkarkuar.

Profesori që nuk ta merrte mendja -  Përpara disa vitesh, Salvuccio e garantonte një profesor të moshuar pensionist dhe nuk dyshonte se po përgjohej: “Edhe sikur të të ndalojnë me 100 milionë në xhep, është normale, është e rregullt”. Profesori ishte bërë një ndërmjetës që s’mund të dyshohej, në mënyrë që t’i sillte shpejt paratë e nevojshme familjes. Për këtë arsye ai u arrestua, përpara disa vitesh. Tani, shëtit i qetë në sheshin Falcone dhe Borsellino. Në orën nëntë e gjysëm të mëngjesit, ndodhet i ulur në një tavolinë në Bar York dhe shleton Giornale di Sicilia, por më pas papritmas ngihet dhe largohet shpejt. Sikur të ishte vonë për në takim. Ndërkohë, “donna Ninetta”, gruaja e Riinës, është nisur tashmë me dhëndërin Giuseppe Bellomo, burrin e Lucia-s, për tek aeroporti Falcone dhe Borsellino, në drejtim të Parmës, ku kishin shkuar më herët Salvuccio nga Padova dhe vajza tjetër, Maria Concetta, nga San Pancrazio Salentino.

Bisedat e përgjuara – Karabinierët e Ros dhe të repartit të Corleones po shqyrtojnë të gjitha përgjimet e fundit të “Capo dei capi” në burg dhe në spital. Sidomos, regjistrimet e takimeve me gruan dhe fëmijët. Në kërkim të ndonjë detaji të fundit, ndoshta për pasuritë që mund të humbasin. Ky është kapitulli i fundit i kësaj historie. Kohët e fundit, Riina ishte i shqetësuar për “ata që kanë pasuritë e mia dhe po i mbajnë dhe po i shijojnë”.

Koha ka lënë shenjë dhe tani ëhstë një sezon që Cosa Nostra nuk është më e fortë si dikur. Dhe mund të ndodhë që edhe “Capo dei Capi” të mashtrohet ose të humbasë kontaktet me personat që dikur kanë vënë emrin e tyre për interesat e tij. Për shembull ishte një farmaci të cilën “kumbari” donte ta rimerrte me çdo kusht. “Ishte në emër të njërit, ky më pas e vuri në emër të mamasë... unë po mbetem pak keq... sepse kam vënë paratë aty. Kam vënë rreth 250 milionë (lireta)”.

Vullnetarizmi - Salvo Riina mund ta shoqërojë pas një lejeje të posaçme trupin e babait për në Korleone. Në kthim, do të vazhdojë të qëndrojë në një apartament të Shoqatës “ne familjet padovane kundër margjinalizimit”, kanë kujtuar hetuesit, të cilët theksojnë: “në sferën e punës na ëhstë referuar një sjellje korrekte dhe e respektueshme. Riina kryen veprimtari vullnetarizmi në shpërndarjen e ushqimeve për familjet në nevojë”. Ndërkohë që vazhdon të shkruajë në Facebook, ku shoqërohet nga qindra “like”.

r

Salvo Riina dhe biografia e botuar prej tij lidhur me familjen

r

Salvo Riina i intervistuar lidhur me Cosa Nostra-n në emisionin "Porta a Porta"

r

Disa anëtarë të familjes Riina, Salva i fundit djathtas

to

Toto Riina në rininë e tij

s.k/Shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'