Etiopia ndalon adoptimin e fëmijëve nga të huajt me shqetësimin se përballen me abuzimin dhe neglizhimin jashtë vendit. Ky shtet është një nga burimet më të mëdha për abortime nga qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rreth 20% në total.
/Shqiptarja.com
Të famshmit si Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë adoptuar më parë fëmijë nga Etiopia. Megjithëse ka edhe nga ata që nuk i trajtojnë mirë, siç ndodhi në 2013 ku një çift amerikan vrau një vajzë nga Etiopia. Dy vjet më parë, Danimarka gjithashtu ndaloi adoptimin e fëmijëve nga Etiopia pasi ishin të shqetësuar për rastet e mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore.
Ligjvënësit tani thonë se për jetimët dhe fëmijët e tjerë duhet të kujdesen mekanizmat mbështetës për t'i mbrojtur ata.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com







