Etiopi: Rreh mbesën, zbulohet nga
aktivistët online e kërkon ndjesë

Etiopi: Rreh mbesën, zbulohet nga <br />aktivistët online e kërkon ndjesë
TIRANE – Një video ku shfaqet një vajzë e vogël etiopiane ndërsa rrihet nga gjyshja e saj ka mobilizuar të gjithë Internetin. Pamjet janë të një viti më parë por janë publikuar online vetëm 26 mars. Në to duket një grua afrikane që më parë qortonte mbesën e më pas e godet disa herë pa mëshirë. Pas publikimit të videos kanë lindur në Facebook grupe të ndryshme si “Ethiopians Against Child Abuse” e “Stop Child Abuse In Ethiopia” ku përveç hapjes së një debati mbi keqtrajtimin e fëmijëve në Etiopi, shpesh i mbajtur në heshtje nga mediat vendase, kanë ftuar përdoruesit e Internetit që të mobilizohen për të identifikuar autoren e dhunës.

Kërkimet janë ndihmuar edhe nga Ephrem Tesfaye, një afarist etiopian që ka ofruar 10 mijë birr (rreth 430 euro) për kë arrinte të zbulonte protagonisten e videos. Pas disa ditësh ajo është identifikuar: quhet Halimat Mohammed dhe sipas një gazetar lokal e kishte rrahur mbesën pasi kjo e fundit ishte sjellur keq në shkollë. Policia vendase ka nisur hetimet ndërsa gjyshja ka xhiruar një tjetër video ku kërkon ndjesë për keqtrajtimin e mbesës.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë