Etiopi, vriten pesë persona nga
policia në një festival fetar

Etiopi, vriten pesë persona nga<br />policia në një festival fetar<br>
Të paktën pesë persona janë vrarë në Etiopinë e veriut pasi forcat e sigurisë kanë qëlluar në një turmë në një festival fetar ndërsa bënin thirrje antiqeveritare.

Shumë të tjerë u plagosën në incidentin e ndodhur në qytetin e Waldiya të Etiopisë. Protestuesit e zemëruar kanë bllokuar rrugët dhe bizneset janë të mbyllura.

Ka rreth tre vjet që ka pasur protesta opozitare në Etiopi, ndërsa të mërkurën, qindra aktivistë u liruan nga burgu.

Vrasjet ndodhën gjatë ditës së dytë të festimeve të Epifanisë  e cila po zhvillohej për përkujtimin e pagëzimit të Jezusit. Dhjetra persona të plagosur thuhet se po marrin mjekime në spitalin më të afërt.

Demonstruesit antiqeveritarë në Etiopi po bëjnë thirrje për reforma politike dhe ekonomike dhe për abuzimet e të drejtave të njeriut.

Ndër të dyshuarit që u liruan nga paraburgimi nga qeveria të mërkurën ishte edhe udhëheqësi i opozitës Merera Gudina, i cili kaloi më shumë se një vit në paraburgim.

etiopi

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS