Etmond dhe Wendi Mancaku, babai zbulon pasionin e fshehtë të së bijës këngëtare

Etmond dhe Wendi Mancaku, babai zbulon pasionin e fshehtë të së bijës këngëtare

Wendi Mancaku në studion e "Rreze Dielli"

Ajo këndon që kur ishte fëmijë dhe së fundmi po sfidon veten për herë të parë në një festival prestigjoz si “Kënga Magjike”, ku të dielën e kaluar kënga e saj “Ëndrra ime” u prit mjaft mirë nga juria e këtij kompeticioni. Por duket se kur ishte e vogël, Wendi Mancaku ka patur një tjetër ëndërr, përveç muzikës dhe këtë e zbuloi në studion e emisionit Rreze Dielli pikërisht babai i saj, kantautori i mirënjohur Etmond Mancaku.

Kur ishte e vogël ka patur edhe një pasion tjetër, se kur e pyetën te një "Këngë për ty" se çfarë pasioni kishte tha : Dua të bëhem deputete që të ndihmoj njerëzit. Etmondi: Ku ti gjejmë këta deputetë që ndihmojnë njerëzit. Ishalla po i qëndron kësaj shprehje deri sa të rritet.

Etmond Mancaku, kantautor

Por përtej dëshirave të fëmijërisë për Wendin, pasioni më i madh mbetet natyrisht muzika aq më tepër që është rritur duke dëgjuar rrok e veçanërisht këngët e të atit.

Duke qënë se jam rritur me muzikë dhe me rrok, me këngët e babit më tepër, s'mund të ndodhte të ndryshe përveccse ta doja muzikën. Por edhe një pjesë e imja nuk mund të jetojë dot pa muzikë, është i vetmi pasion që kam dhe e vetmja gjë që di të bëj më mirë. Më ndihmon të shprehet kur nuk kam fjalë.

Wendi Mancaku, këngëtare

I pyetur ndërkaq se si ka qënë Wendi e vogël, Etmond Mancaku tha se që 3 vjeç ajo ka shfaqur një karakter dhe personalitet të veçantë.

Unë sa pata dalë nga një festival dhe do shkonim për një kafe me prindërit dhe me time shoqe, ndërsa Wendi ishte e vogël. Ishin provat e Festivalit më saktë dhe aty për herë të parë pashë që kjo kishte një dell personaliteti. Unë i bërtita se lëvizte shumë, dhe ma kthen me zë të lartë : Mos më bërtit mua se edhe unë kam personalitetin tim dhe ra një heshtje varri aty në lokal. U kërkova falje njerëzve dhe e mora me të mirë, hajde të keqen babi. Ishte vetëm 3 vjeç dhe iu fry damari tek qafa. Unë i thashë aman çfarë do porosisësh vetëm të mos bërtiste më. Zupë gocës vetëm të mos bërtiste se na fëlliqi.

Etmond Mancaku, kantautor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal