E-transport/ Së shpejti bileta online, ulen kostot e transportit për qytetarët

E-transport/ Së shpejti bileta online, ulen kostot e transportit për qytetarët

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) bën me dije se së shpejti do të nisë një investim i rëndësishëm në sektorin e transportit që do përmirësojë jetën e qytetarëve.

Ky investim do të lehtësojë transportin e qytetarëve të cilët do kenë mundësi që të presin biletat online përmes telefonit, të zgjedhin shërbimin më të mirë, të udhëtojnë me më pak kosto. Projekti do të formalizojë tregun e transportit ç’ ka do të rrisë cilësinë e shërbimit për qytetarët dhe do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit.

Nga ana tjetër, investimi do të largojë përfundimisht informalitetin në këtë treg duke ndihmuar biznesin e transportit të ulë kostot dhe të rrisë konkurrencën në të mirë të qytetarëve shqiptarë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor dhe AKSHI do të zbatojnë së shpejti e-transport për t’i dhënë zgjidhje këtyre problematikave në transportin ndërqytetës, si ;

• Rrjetit aktual me dublikime, i copëzuar;

• Mungesës të së dhënave reale mbi fluksin e udhëtarëve;

• Mungesës së funksionimit të terminaleve (edhe në qytetet kryesore);

• Mungesës së organizimit të agjensive private;

• Mungesës së stacioneve të qëndrimit;

• Mungesës së informacionit për pasagjerët mbi linjat dhe oraret;

• Tregut informal të shërbimit dhe mundësisë për evazion fiskal;

• Shfrytëzimit të ulët të kapaciteteve dhe ndotjes së lartë të mjedisit;

• Mungesës së iniciativave lehtësuese për nxitjen e investimeve në flotën e mjeteve;

• aksidentet rrugore.

Me anë të këtij projekti synohet t’u jepet zgjidhje këtyre problematikave:

• Krijimi i një database elektronike me të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin e subjekteve të transportit ndërqytetës;

• Krijimi i llogarive për shoqëritë e transportit ndërqytetës, Njësisë Menaxhuese të Terminalit dhe Agjencisë së Biletave;

• Aplikimi online ne portalin e-Albania për licencim/certifikim;

• Monitorimi i subjekteve nëpërmjet migrimit të të dhënave për zbatimin e kushteve të përcaktuara në licencë (oraret, frekuenca, itinerari);

• Mundësia e gjenerimit të skemave të subvencionimit të operatorëve;

• Përdorimi i të dhënave të e-transport për prerjen e biletave nga agjencitë, aplikacioneve të ndryshme ose pajisjeve të tjera;

• Përdorimi i të dhënave mbi fluksin për miratimin e linjave, orareve;

• Integrimi me sisteme të treta.

Sa më sipër, projekti e-transport, do të sjellë formalizmin e rrjetit të transportit ndërqytetës duke rritur cilësinë e ofrimit të shërbimit për qytetarët dhe turistët. Me anë të dixhitalizimit të këtij procesi, do të behet e mundur prerja e biletës edhe online nëpërmjet çdo telefoni apo kompjuteri, duke shmangur në ketë mënyrë vajtjen në terminalin kryesor dhe gjendjen përpara faktit ku mjeti i transportit që niset në atë orar nuk ka vende të lira.

e-transport do të ndërlidhet në të ardhmen e afërt edhe me sistemin elektronik për menaxhimin e transportit brenda qytetas duke bërë të mundur blerjen e biletave të ndërthurura me një çmim më të lirë se sa blerja e tyre në mënyrë të veçantë.

Sistemi do të ofrojë edhe blerjen e biletave javore ose mujore me qëllim uljen e transaksioneve të kryera nga udhëtari.

Blerja e biletave nëpërmjet një sistemi elektronik sjell:

• Formalizim te tregut te transportit ndërqytetës;

• Rritje te ardhurash për arkën e shtetit nëpërmjet mbledhjes reale te taksave;

• Lehtësim për udhëtaret ne blerjen e biletave te veçanta ose te ndërthurura;

• Mundësi planifikimi fluksi nga ana e shoqërive të transportit ndërqytetës;

• Kontroll me efikas i shoqërive te transportit ndërqytetës nga ana e institucioneve shtetërore;

• Statistika për numrin e udhëtareve për secilën linje me qellim koordinimin e investimeve te shoqërive te transportit dhe te vete administratës shtetërore.

 Projekti e-transport do të sjellë gjithashtu edhe dixhitalizimin e procesit të aplikimit, trajtimit, dhe miratimit ose refuzimit të pajisjes me licencë transporti te shoqërive te transportit ndërqytetës.

I gjithë procesi do të kryhet online, ku tashmë të gjithë qytetaret dhe bizneset janë të ndërgjegjshëm për efektet pozitive që vijnë nga kjo mënyrë ofrimi shërbimi:

• Ulje kostosh;

• Shërbim me i shpejtë;

• Aplikim online nga kudo dhe kurdo, duke mos u shqetësuar nëse ka kaluar ora 16.30 e mbylljes se zyrave te institucionit, apo për largësinë qe ka nga zyra e biznesit.

 Vlera e përafërt e përllogaritur për implementimin e sistemit e-transport është 138,746,900 leke, dhe në përputhje me dispozitat e VKM-se nr. 710, datë 21 gusht 2013, “Për Krijimin dhe Funksionimin e Sistemeve tё Ruajtjes sё Informacionit, Vazhdueshmërisë sё Punës dhe Marrëveshjeve tё Nivelit tё Shërbimit” mirëmbajtja do të jetë për një periudhe 4 (katër) vjeçare me një vlerë të përafërt të përllogaritur 60,001,333 lekë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/07/2020 01:00

    Po kjo bileta on-line eshte alternative apo e vetmja menyre per ta marre?Po te jete alternative eshte ide e mire,por nese eshte e vetmja menyre per bileta eshte nje idiotesi e madhe.Bileta vetem on-line nuk i ka as U.S.A. kur na u bene shqipot gati per shek.XXII.Po ata qe s'kane kompjuter ose s'dine ta perdorin,ose s'kane celular? Si ide nuk eshte e keqe por kthehuni ne toke,mjaft jetuat ne qiell.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë