Etrit Berisha shpall objektivat:
Duhet të arrijmë Championsin

Etrit Berisha shpall objektivat:<br />Duhet të arrijmë Championsin
Etrit Berisha ishte një ndër lojtarët kryesor të Lazios, në fitoren e të dielës ndaj Udineses 1:0 duke bërë pritje spektakolare. Në një prononcim për "Gazetën Olle", portieri i Kombëtares shqiptare, thotë se është shumë i kënaqur me paraqitjen e gjithë e ekipit.

"Jam i kënaqur me e paraqitjen e gjithë ekipit pasi ishte një ndeshje e vështire duke marrë parasysh se në  këtë ndeshje hynim pas dy humbjeve të pësuara dhe kjo fitore me Udinesen, ishte jashtzakonisht e rëndësishme për ne dhe jam i lumtur që  arritëm të marrim tri pikë "deklaroi Berisha. Ish-futbollisti i 2 korrikut dhe Kalmarit, shpalosi dhe objektivat e Lazios. "Sa i përket paraqitjes sime, gjithmonë mundohem të jap maksimumin si në ndeshje dhe në ushtrime.

Mundohem që t'i ndihmojë skuadrës që t'i arrijmë qëllimet tona që të përfundojmë në një pozicion i cili dërgon në Ligën e Kamionëve apo së paku në Europa Lige".



Shkrimi u botua ne gazeten shqiptarja.com

Redaksia Online
(f.i/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni