Në kuadër të festimit të Ditës Evropiane të Gjuhëve, Qendra e Informimit e BE-së do të organizojë një aktivitet festiv më 26 shtator në orën 16:00 në kopshtin e EUIC.

Që prej 2001, me nismën e Këshillit të Evropës, çdo vit më 26 shtator kremtohet Dita Evropiane e Gjuhëve. Sivjet, EUIC do ta festojë këtë ditë në kopshtin e Qendrës përmes një aktiviteti që dëshmon larmishmërinë gjuhësore dhe kulturore të BE-së.

Secila nga ambasadat e shteteve anëtare të BE-së do të ketë një stendë të vetën ku do të prezantohet letërsia, muzika si dhe materiale të tjera promovuese të kulturës së vendit. Aktiviteti do të shoqërohet me muzikë live, si një dëshmi tjetër e larmishmërisë së vendeve të BE-së. /ATSH/