MITROVICË- Komuna e Mitrovicës, Leposaviçit, Zubin Potokut dhe e Zveçanit kanë kundërshtuar sot bashkëpunimin me Policinë e EULEX-it dhe kanë shpallur si të padëshiruar në “territorin e tyre.”
Kjo bëhet e ditur përmes një deklarate që ju është dërguar mediave serbe.
Këtë hap këto komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, siç njofton ‘FoNet’ e kanë ndërmarr për shkak të përcaktimeve automatike të dënimit me paraburgim të cilat po i shqetësojnë qytetarët e kësaj pjese të Kosovës.
Këto bashkësi lokale besojnë se aksioni i fundit në të cilin, sipas tyre, bashkëqytetari i tyre praktikisht është rrëmbyer derisa po shkonte në vendin e punës, tashmë është bërë praktikë e përcaktimit të paraburgimit 30-ditësh të të gjithë atyre që Policia e EULEX-it i arreston dhe, për këtë shkak, këto komuna kanë kundërshtuar bashkëpunimin me këtë polici dhe e kanë shpallur të padëshiruar në “territorin e vet”.
Në deklaratë theksohet se në veri të Kosovës nuk ka më avokat që mund t`i mbrojë qytetarët sepse “sjellja e këtij misioni (EULEX-it) është e tillë që edhe avokatët të jenë shënjestër e tyre.”
Përfaqësuesit e këtyre komunave parashohin se nëse vazhdon ky trend i arrestimeve, burgu i Mitrovicës nuk ka kapacitet për t`i zënë të arrestuarit.
Sipas deklaratës këto komuna kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të arrestimeve dhe krijimin e kushteve për, siç thonë ato, zbatimin e të drejtës përkatësisht të mos arrestohet askush derisa të mos bëhet integrimi i gjyqtarëve serbë.
Marrë nga KosovaPress
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com