Sipas EULEX sundimi i ligjit nuk negociohet.
“EULEX-i vazhdon të ndihmojë autoritetet e Kosovës lidhur me situatën e zhvilluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Urdhri i gjykatësit lidhur me transferimin e të gjithë të pandehurve në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, përgjatë periudhës kur do të mbahen seancat gjyqësore, nuk ka ndryshuar dhe është në fuqi”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
EULEX është i bindur se ashtu siç është planifikuar, seanca e parë dëgjimore e shqyrtimit kryesor do të mbahet nesër në orën 09:30 në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
“Qëllimi i misionit është të mos lejojë përshkallëzimin e situatës. EULEX-i do të ndihmojë autoritetet e Shërbimit Korrektues të Kosovës me vëzhgues policorë shtesë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, gjatë kohës sa të pandehurit janë atje”, thuhet më tutje në njoftimin e EULEX./Kosovapress/
Redaksia Online
