Ëndrra e Leicester, Ranieri: 
“Luajmë për diçka speciale”

Ëndrra e Leicester, Ranieri: <br />“Luajmë për diçka speciale”
Claudio Ranieri u ka thënë lojtarëve të tij tek Leicester City se çdo ndeshje e mbetur është si një finale. Dje Leicester mposhti në transfertë Watfordin 1-0 duke u ngjitur në kuotën e 60 pikëve dhe duke mbajtur vendin e parë por me një diferencë 5 pikë nga vendi i dytë Tottenham.

“Ne jemi në garë për diçka speciale” thotë Ranieri. Skuadra e tij “hirushja” e këtij edicioni të Premier League ka humbur vetëm 3 ndeshje në 29 të tilla duke fituar plot 17.” Çdo ndeshje në këtë kampionat është një betejë dhe 5 pikë nuk janë asgjë. Tifozët ëndërrojnë dhe ne punojmë. U kam thënë lojtarëve se çdo ndeshje është si finale” shton tekniku italian që po e shijon këtë eksperiencë në krye të pankinës së Foxes.


ndeshje ranier
Ndeshjet e mbetura te Leicester

Ndeshja e radhës e kryesuesve të Premier është më 14 mars ndaj Newcastle dhe i gjithë përqendrimi është atje .Për të bërë realitet një ëndërr të bukur të kësaj skuadre që çdo vit luftonte për të mos rënë nga kategoria dhe tashmë për titullin kampion faktor mund të jetë edhe kalendari i favorshëm.


Redaksia Online
Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj