Ëndrrat fshijnë kujtimet e këqija

Gjatë fazës REM arrihet të pastrohet kujtesa nga “dhimbja”
Koha është ilaçi më i mirë ndaj shërimit të problemeve, por jo vetëm koha në të cilën jemi zgjuar, faktor me rëndësi është janë edhe momentet kur flemë të cilat ndimojnë në fshirjen e kujtimeve negative. Një studim i kryer ofron një shpjegim më të detajuar rreth kësaj çështje. Ekspertët e Universitetit të Kalifornisë në Berkey kanë kryer një ekperiment me 35 vullnetarë të shëndetshëm. Pasi u janë treguar për dy herë 150 foto me imazhe mjaft të forta emotive me një distancë kohore prej 12 orësh nga njëra tjetra, gjatë së cilës gjysma e personave kishin pushuar e gjysma jo , kanë analizuar me anë të skanerit aktivitetin e tyre cerebral. Rezultati ishte se ata persona të cilët nuk kishin pushuar dhe iu treguan edhe njëhërë fotot, patën një reagimin më emotiv se ata të cilët kishin fjetur më parë. Kështu rezulton se faza REM(faza ku përpunohet kujtesa relative dhe e pavetëdijshme) fshin nga kujtesa momentet e dhimbshme apo stresante si një terapi e brendshme. Nëpërmjet skanerit shkencëtarët kanë mundur të vëzhgojnë personat që kishin pushuar një ulje të emocioneve negative. Efektet me benefit dhe të nevojshme të gjumit janë të zbuluara prej kohësh, dhe sidomos ëndrrat janë një lloj terapie e domosdoshme për të përpunuar kujtimet si dhe për të zbutur traumat, falë rëndësisë për t’a teatralizuar realitetin. Këto përfundime mund të çojnë në shërimin e sëmundjeve mendore.Gjatë gjumit kujtimet rikthehet dhe ato na shfaqen në një mënyrë tjetër duke hequr në këtë mënyrë stresin. Një gjumë i mirë ndihmon në përceptimin e problemeve në një tjetër prespektivë, kujtimet e këqija avullojnë dhe ndihemi më mirë. Pikërisht kjo i ndodhi vullnetarëve të eksperimentit. Është tamam sikur të rishohim realitetin nga një tjetër kënd, më racional dhe më pak emotiv.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen