Jep dorëheqjen zëdhenësi i kandidatit republikan për shtëpinë e bardhë Mit Romney. Richard Grenell, i përzgjedhur dhe i punësuar nga vetë Romney dy muaj më pare, la të kuptuhet se e ka marrë këtë vendim pas sulmeve të vazhdueshme nga ana e republikanëve për shkak se është gay. Duke folur për "Washington Post" e duke treguar aftesitë e tij, Grenell ka deklaruar se di ti flasë botës në mënyrë të qartë dhe të rrjedhshme por se cështjet e punës nuk duhet të ngatërrohen me ato personale. Grenell i cili me parë ka punuar në OKB në kohën e Bushit dhe ka qënë zëdhënësi i 4 ambasadorëve amerikan dënon sulmet nda tij vetëm sepse është gay.
Pasi dha dorheqjen nga detyra e zëdhënësit të Mitt Romney, Grenell gjithësesi ka falenderuar guvernatorin Romney i cili ishte shprehur se të qenit gay i zëdhënësit të tij nuk përbënte problem as për të dhe as për stafin e tij.
Dorheqja e Richard Grenell ka shkaktuar furtunë në shtëpinë e republikaneve. Menjëherë demokratët nisën sulmet e tyre. Teddy Goff, drejtorë i fushatës elektorale të Barak Obamës, ka shkruar në tëeeter: "Sot mësuam se në vitin 2012 një kandidat republikan për president të SHBA nuk mund të mbajë një zëdhënës gay ".
(ob/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com