BRUKSEL - Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian nuk do t'i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat javën e ardhshme, shkruan sot EurActiv duke iu referuar burimeve diplomatike të saj. Megjithatë ato ka shumë mundësi të ndezin dritën jeshile për negociatat me Serbinë, nëse plotëson një numër kushtesh, kryesorja nëse përmirëson marrëdhëniet me Kosovën.
Diplomatët perëndimorë kanë thënë për portalin e pavarur të specializuar në problematikat e bllokut europian, se ata nuk do të ndërrmarrin një vendim për Shqipërinë për momentin, duke shtuar se Shqipërisë i duhet më shumë të bëjë sidomos në 12 kushtet e vëna nga Komisioni në tetor raportin e tij. Po kështu ata kanë shtuar se zgjedhjet e ardhshme janë mjaft të rëndësishme.
Ka shumë gjasa që vendimi i BE-së nuk do të merret para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që do të zhvillohen në qershor. Vendet e BE-së duhet të sigurohen se zgjedhjet do të jenë sipas standardeve dhe demokratike dhe votuesit janë në gjendje për të zgjedhur një parlament tëri dhe qeveri, pa tensione si në rastet e kaluara.
Në tetor Komisioni Europian përfshiu Shqipërinë në listën e vendeve në pritje për dhënien e statusit të vendit kandidat, ku ndodhet dhe Turqia që prej 1999, Maqedonia prej 2005, Mali i Zi prej 2008, Islanda prej 2010 dhe Serbia në mars të 2012. Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina janë premtuar për anëtarësim në BE, por nuk kanë arritur ende në fazën e vendit kandidat. Kroacia pritet të bëhet një anëtar në vitin e ardhshëm.
PO PER SERBINE
Këshilli i ministrave të BE-së pritet të miratojnë një tekst i cili do të përfshihet në konkluzionet e samitit që do të mbahet në dhjetor, sipas të cilave BE “mezi pret të hapë negociatat” në bazë të kushteve të cilat sipas diplomatëve nuk janë të reja për Beogradin. Një nga kushtet do të jetë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes serbëve në veri të kosovës si dhe marrëveshjen për integrimin e kufijve, në Kosovë, të cilat duhet të menaxhohen nga rojet kufitare serbe dhe kosovare.
Shkrimi origjinal
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Apeli i Fyle më 5 dhjetor: Mos beni lojra politike