EURALIUS: 'Vettingu' i kushtueshëm
procesi do monitorohet nga të huajt

EURALIUS: 'Vettingu' i kushtueshëm<br />procesi do monitorohet nga të huajt
Ndërkombëtarët nuk do të jenë thjeshtë monitorues së rreptë të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, siç diskutohet rëndom kur flitet për reformën në drejtësi. Sipas ligjit për "vettingun" që do të kalojë në datë 6 në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi, ata kanë të drejtën dhe të eliminojnë kandidatura të caktuara të njerëzve që do të përzgjidhen për të kontrolluar drejtësinë shqiptare.
 
Sipas nenit 7, anëtarët e komisionit të "vettingut" do të zgjidhen me 2/3 e votave ne Kuvend deri në 3 raunde, në bazë të një liste që Avokati i Popullit i paraqet deputetëve. Nëse votimi dështon, presidenti i përzgjedh me short. Kusht i domosdoshëm për të qenë pjesë e kupolës që do të vlerësojë gjyqtarë e prokurorë është anglishtja e përsosur, gjë që ka ngjallur pakënaqësi në radhët e juristëve shqiptarë.

Rainer Deville, kreu i misionit të EURALIUS, paralajmëroi gjithashtu se "vettingu" do të jetë një proces shumë i kushtueshëm për shtetin shqiptar.
 
"Çdo gjë që do të ndodhë në këtë proces vlerësimi do të monitorohet në kohë reale nga ndërkombëtarët. Ndaj i gjithë procesi do të jetë në gjuhën angleze. Kjo kërkon shumë para. Komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të zbatojë këtë angazhim të rëndësishëm që do të jetë tepër i kushtueshëm. Nga pala juaj na u kërkua një angazhim akoma më i madh se kaq", u shpreh Deville. 
 
Gjyqtarëve dhe prokurorëve do tu kontrollohet, pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale. Në fund të kontrolleve, mundësitë janë 3: vazhdim i detyrës, pezullim për 1 vit me detyrim për të rindjekur shkollën e magjistraturës dhe shkarkim.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'