Euro 2012, një derrkuc profetik
në vend të oktapodit Paul

Euro 2012, një derrkuc profetik <br />në vend të oktapodit Paul
KIEV – Një derrkuc me aftësi profetike do të përpiqet të imitojë, në Europianin e muajit të ardhshëm, oktapodin Paul që, në Botërorin e Afrikës së Jugut 2012, habiti botën duke gjetur fituesit e ndeshjeve.

Administrata e Kievit ka njoftuar se, nga fillimi i turneut më 8 qershor, do të publikojë çdo ditë parashikimet e magjistarit të ri që deri tani ende nuk ka një emër. “Një orakull i veçantë, derrkuc ukrainas i vërtetë, një parashikues që njeh misteret e futbollit: çdo ditë në orën 16 do të parashikojë rezultatin e takimit të ardhshëm”, pohon një komunikatë e qeverisë së kryeqytetit ukrainas.

Nga akuariumi i tij në Oberhausen, oktapodi Paul, që ndërroi jetë pak muaj pas përfundimit të kampionatit, gjeti – duke zgjedhur mes dy enësh me ushqim që ngjitur kishin flamujt e kombëtareve në fushë – përfundimin e shatë ndeshjeve të Gjermanisë, si dhe atë të finales së fituar nga Spanja kundër Holandës.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e efektivit në Fier, policia kontrolle me dron për autorin! Dyshohet se është fshehur në fshatin Sulaj! Gjendet edhe makina

Vrasja e efektivit në Fier, policia kontrolle me dron për autorin! Dyshohet se është fshehur në fshatin Sulaj! Gjendet edhe makina