"EURO 2016", tifozët anglezë
incidente në Marsejë: ISIS, ku je?

incidente në Marsejë: ISIS, ku je?">
Pavarësisht sigurisë së lartë në Francë shmangia e plotë e insidenteve midis tifozëve të skuadrave të ndryshme është e pashmangshme. Policia franceze në mënyrë që të ndalojë konfliktet midis tifozëve anglezë dhe huliganëve të futbollit vendas është detyruar të përdorë gazin lotësjellës mbrëmjen e djeshme.

Tifozët lokal francezë kanë atakuar mbështetësit e skuadrës së Anglisë ndërsa po qëndronin në një nga baret e Marsejsës. Një grup i këtyre tifozëve kanë filluar të therrasin: ‘’ISIS ku je’’?

Marseja është një qyetet më përbërje të lartë islamike, ata zënë pothuajsë një të tretën e popullësisë. Anglezët janë shprehur se nuk po bënin asgjë kur dikush që pretendohet se ishte musliman i ka sulmuar me ide të paramenduar. 
Gjatë ndeshjes së Angisë me Rusinë do të angazhohen rreth 1100 agjentë ne stadium dhe rreth 650 forca të tjera do të jenë të shpërndara në qytet. Situata ende mbetet e tensionuar pasi sot pritet të mbërrijnë edhe më shumë tifozë rusë të cilët kondsiderohen më të rrezikshëm dhe më të prirur ndaj dhunës.

Nga ana tjetër tensionet sociale në Francë janë ende aktive ku kohët e fundit kanë qënë të shpeshta protestat kundra reformës së punës. Pak ditë më parë shumë prej rafinerive u mbyllën duke shkaktuar kaos në transport. Ministri i Sportit po ashtu kërkoi që sindikatat të mendojnë për tifozët e futbollit. Ndërsa Presidenti Hollande bëri thirrje që çdokush të jetë i përgjegjshëm.

Ky kampionat zhvillohet edhe nën hijen e frikës së sulmeve terroriste, të cilat gjatë këtj viti goditën si Parisin edhe Brukselin. Franca ka zgjatur gjendjen e emergjencës që nga sulmet e nëntorit deri në fund të kampionatit dhe i gjithë vendi do të të jetë nën vigjilencën e forcave të shumta të sigurisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore