Euro 2020/ Holanda nuk tregon mëshirë me Maqedoninë, Austria mposht Ukrainën dhe kualifikohet si e dyta! Italia mëson kundërshtarin e 1/8

Holanda është bërë skuadra e dytë që kualifikohet me pikë të plota nga faza e grupeve të Europianit. ‘Tulipanët’ kanë mposhtur me rezultatin e thellë 0-3 Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e fundit për këto skuadra në grupin C.

Fillimisht zhbllokoi Maqedonia, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa më pas pjesën e parë e vulosi Depay.

Më tej në pjesën e dytë kapiteni ‘Winlajdum’ realizoi dopietë’, duke bërë që Holanda të kaloi më tej me 9 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut e mbyll përfaqësimin për herë të parë në Europian me 0 pikë.

Ndërkohë si e dyta e grupit C është kualifikuar Austria, që ka mposhtur minimalisht 0-1 Ukrainën. Në Bukuresht autori i golit tre pikësh ishte Baumgartner në minutën e 21.

Ky rezultat e çoi Austrinë në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Ukraina u rendit e treta me 3 pikë. Këta të fundit duhet të presin mbylljen e plotë të fazës së grupeve dhe duhet të shpresojnë që të renditen si një nga katër skuadrat e vendeve të treta më të mira.

Për rrjedhojë të këtyre rezultateve është konfirmuar edhe çifiti i parë i fazës së 1/8 të Europianit, ose siç njjihet ndryshe faza e parë me eliminim direkt. Italia e Roberto Mancinit do të përballet me Austrinë me 26 qershor në orën 21:00 në stadiumin ‘Ëembley’ të Londrës.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori