Holanda ka marë një fitore të madhe në Volksparkstadion të Hamburgut përballë Gjermanisë vendase. Tulipanët e Koeman shënuan katër herë në portën e Neuer për të marë një trepiksh i cili i rikthen në garën për t'u kualifikuar në Europian.
Gjermanët e filluan mirë takimin me talentin Serge Gnabry i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 9'. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0. U mendua se Panzerat e Joachim Loë do të hidhnin një hap të rëndësishëm drejt Euro 2020, por Tulipanët bënë të pabesueshmen në pjesën e dytë.
Në fillim goli i Frenkie de Jong dhe më pas me pak ndihmë dhe të mbrojtësit gjerman Jonathan Tah holandezët përmbysën rezultatin. Gjermanët reaguan shpejt me Toni Kroosin. Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt preku aksidentalisht topin me dorë, por për kryesorin Artur Soares Dias ishte padyshime penallti. Mesfushori Kroos u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe çoi rezultatin në 2-2.
Tulipanët nuk e kishin thënë ende fjalën e fundit. Donyell Malen kaloi sërish në avantazh të tijët në minutën e 76' ndërsa Ëijnaldum në minutën e 90' çoi shifrat në 2-4. Gjermania me një fitore sot mund tshkëputej në grupin C por tashmë Holanda kthehet në lojë.
Lajmi i mirë për këtë fitore është dhe për Irlandën e Veriut, ekipin surprizë në këtë grup që pas katër ndeshjesh ka katër fitore me pikë të plota në krye të grupi. Në vendin e dytë tashmë mbetet Gjermania me 9 pikë ndërsa e treta Holanda me 6 pikë dhe me një ndeshje më pak se dy të parat.
Ndërkohë në grup janë dhe skuadrat e Bjellorusisë dhe Estonisë. Në Tallin bjellorusët morën një fitore të vyer 1-2 duke marë 3 pikët e para ndërsa Estonia mbetet me 0 pikë në fund të grupit.