Italia e këtij kampionati Europian nuk po tregon në asnjë moment mëshirë. Skuadra e Roberto mancini-t pasi bëri ‘kurban’ Turqinë me rezultatin 3-0 ka bërë të njëjtën gjë edhe me Zvicrën, që kishte pretendime për pikë në këtë sfidë.
Njeriu i mbrëmjes për të kaltrit ishte Locatelli, i cili fillimisht zhbllokoi sfidën në minutën e 26 pas një marshimi galopant të Berardit. Në minutat e para të pjesës së dytë ishte sërish mesfushori i Sassuolo-s që dyfishoi shifrat, por këtë herë me një supergol.
Në minutat në vijim tregoi vlerat e tij edhe sulmuesi Ciro Immobile, i cili vulosi rezultatin përfundimtar me një gol nga jashtë zone.
Me këtë fitore Italia ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt, ndërsa Zvicra është thuajse e eliminuar.
Formacionet zyrtare
52’ Manuel Locatelli është njeriu i mbrëmjes për Italinë. Mesfushori që luan për Sassuolo-n dyfishoi shifrat me një gol spektakolar nga jashtë zone, që la të shtangur portierin. Rezultati 2-0 për Italinë, me Locatelli-n që realizoi të dy golat.
26’ Italia ka kaluar në avntazh 1-0 falë Locatelli-n, i cili ka finalizuar një aksion spektakolar. Një top i mrekullueshëm nga mesfusha dhe më pas inkursioni i Berardi-t që nxorri me portën bosh shokun e kombëtares.