Euro 2020/ Shqipëria testohet ndaj Andorras, Kosova luan "finalen" në Çeki

Sonte Shqipëria luan ndaj Andorrës për rekordin e pikëve në një edicion eliminator. Duke nisur që nga ora 20:45 Kombëtarja në Elbasan pret modestët e Andorras që kanë vetëm tre pikë në grup ndërsa kuqezinjtë numërojnë 12 të tilla. Tekniku Edoardo Reja pritet të bëjë ndryshime në formacion kjo edhe në funksion të ndeshjes së të dielës ndaj Francës. Priten titullarë Berisha, Ramadani, Ndoji , Uzuni apo edhe Selahi.

Dje në konferencë italiani foli qartë për futbollistët “rebelë” duke thënë se për atë që ndihen si Leo Messi nuk ka vend në Kombëtare. Nuk janë shitur me shumë se 4 mijë bileta pavarësisht thirrjes së përsëritur edhe të teknikut. Për kapitenin Elseid Hysaj në Kombëtare është një grup shumë i mirë ndërsa nënvizon se të marrësh pikë ndaj kampionëve të Botës është shumë e vështirë. Policia e Elbasanit ka marrë masat për mbarëvajtjen e ndeshjes që duhet fituar patjetër.

Ndërkaq po në 20:45 në Plzen të Çekisë luhet një ndeshje me vlerën e finales për Kosovën. Dardanët janë të tretët në grupin A dhe patjetër duhet të mos humbasin pasi fitorja e kualifikon Republikën Çeke. Mungesë e madhe është ajo e Vedat Muriqit në sulm. Kosova sot ka takimin me historinë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)