Euro 2024/ Historike, Gjeorgjia mposht 2-0 Portugalinë dhe kalon në 1/8 si debutuese! Turqia fiton 2-1 me Çekinë, çekët presin biletën për në Pragë

Euro 2024/ Historike, Gjeorgjia mposht 2-0 Portugalinë dhe kalon në 1/8 si debutuese! Turqia fiton 2-1 me Çekinë, çekët presin biletën për në Pragë

Festa e Gjeorgjisë

Europiani "Gjermani 2024" mbylli fazën e grupeve, teksa nuk munguan surprizat në ndeshjet e fundit në Grupin F.

Gjeorgjia mposhti 2-0 Portugalinë dhe në debutimin e tyre në një event madhor, gjeorgjianët e Uilly Sagnol janë në 1/8. Gjeorgjia iu fal golave të Kvaratskhelia pas 93 sekondash dhe Mikautadze në pjesën e dytë me penallti.

Ndërkohë që Çekia u mund 1-2 nga Turqia, me turqit që kalojnë më tej dhe i presin biletën çekëve për në Pragë. Për Turqinë shënoi Calhanoglu në minutën e 51-të dhe Tosun në 90+4, ndërsa barazoi Soucek përkohësisht.

Skuadrat e kualifikuara për në 1/8:

Në fazën e 1/8 janë kualifikuar: Gjermania, Zvicra, Spanja, Italia, Anglia, Danimarka, Sllovenia, Austria, Franca, Holanda, Portugalia, Rumania, Belgjika, Sllovakia, Turqia dhe Gjeorgjia.

Formacionet zyrtare, Çeki 1-2 Turqi:

Çeki: Stanek, Holes, Hranac, Coufal, Barak, Hlozek, Chytil, Provod, Jurasek, Krejci, Soucek.

Turqi: Mert Gounok, Demiral, Akaydin, Guler, Calhanoglu, Ozcan, Yuksek, Muldur, Yldiz, Kadioglu, Yilmaz.

Formacionet zyrtare, Gjeorgji 2-0 Portugali:

Gjeorgji: Mamardashvili; Dvali, Lokoshvili, Kashia, Gvalesiani, Kakabadze; Kiteishvili, Koçorashvili, Çakvetadze; Kvaratskhelia, Mikautadze

Portugali (4-3-3): Costa; Dalot, Perreira, Silva, Inacio; Neto, Palinha, Neves; Coinsesao, Ronaldo, Felix

Renditja në Grupin F:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:14
Euro 2024/ Cristiano Ronaldo vendos rekord në moshën 39-vjeçare, dominon Evropën


Cristiano Ronaldo bëhet lojtari i parë evropian që bën 50 paraqitje në turne të mëdha. Këtë të mërkurë ai e nisi nga minuta e parë ndeshjen mes Gjeorgjisë dhe Portugalisë që vlen për Grupin F të Euro 2024. Në Evropianin e tij të gjashtë me Portugalinë, CR7 arrin shifra mbresëlënëse.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 27/06/2024 11:20

    Ta shofin e kipi shqiptare tup tup per ta.

    Përgjigju
  • Ehuuu: 27/06/2024 08:43

    Ja gjeorgjia, dhe portugalise nuk I duhej gjeorgjianet fituan. Kurse ne shqipot me spanjen dhe pse futen ekipin e dyte nuk beme dot gje. Kjo tregon se luajten pa llogjik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë