Euro 2024/ 'Këtu jemi me meritë', Qazim Laçi: Kjo fanellë vlen shumë, jam në dispozicion të trajnerit

Euro 2024/ 'Këtu jemi me meritë', Qazim Laçi: Kjo fanellë vlen shumë, jam në dispozicion të trajnerit

Qazim Laçi

Dortmund, Gjermani - Nga "Kaiserau", kampi bazë i Kombëtares në përgatitjet e Euro 2024 ka folur Qazim Laçi. Mesfushori i Spartës së Pragës ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me ekipin e tij dhe duket gati për fazën e grupeve të Europianit.

"Një vend titullari? Ne kemi ardhur deri këtu me meritë dhe në ndeshjen kualifikuese kemi dhënë maksimumin dhe kështu do vazhdojmë që të punojmë sa më mirë. Ato që kemi bërë në stërvitje do mundohemi t’i nxjerrim në fushë.

Ky është objektivi ynë, që në ndeshjen e parë të marrim maksimumin e pikëve. Më vjen mirë që të gjithë jemi të barabartë në Kombëtare prandaj janë lojtarët më të mirë në dispozicion. Ka lojtarë të mirë në çdo repart dhe të gjithë po japin maksimumin që Kombëtarja të arrijë sa më lart. Në mendje është vetëm që Kombëtarja të ecë sa më lart.

Rivalët - Tre kundërshtarët që kemi janë shumë të fortë. Çdo kundërshtar ka cilësinë e tij dhe është shumë e vështirë që të bësh një zgjedhje. Çdo ekip ka lojtarë me diferencat dhe karakteristikat e veta.

Unë mendoj t’i marrim ndeshjet një nga një dhe më pas të shohim. Të gjithë lojtarët janë gati dhe shyqyr Zotit nuk kemi pasur dëmtime. Mezi po presim që të nisë Europiani. Ndeshja e parë do të jetë paksa me stres sepse është ndeshja e parë. Por nga ana e tjetër, lojtarët do të jenë shumë të motivuar dhe kjo do të jetë gjë pozitive për ne.

Konkurrenca? Gjithmonë po flasim dhe komunikojmë me njëri-tjetrin dhe këto lojtarë me eksperiencë që kemi po na ndihmojnë shumë si duhet të paraqitemi në çdo ndeshje dhe stërvitje.

Presioni në këtë grup? Në kualifikuese kemi dhënë një figurë të mirë dhe dolëm në vendin e parë. E meritonim plotësisht diçka të tillë. Edhe në ndeshjen e Europianit do të jemi me këmbë në tokë. Sigurisht që është e vështirë sepse është grup i fortë dhe kundërshtarët kanë cilësitë e veta. Por ne do ta shijojmë dhe do të japim maksimumin, pasi kjo fanellë që po veshim, vlen shumë", tha Qazim Laçi.

Këtë të mërkurë Kombëtarja zhvilloi një seancë stërvitore në orën 12:00. Shqipëria e nis aventurën në Europianin 2024 kundër Italisë më 15 qershor në orën 21:00 në "Iduna Park" të Dortmundit, ndërsa kalendari vijon me Kroacinë më 19 qershor (15:00) dhe Spanjën më 24 qershor (21:00).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla