Kombëtarja shqiptare ka nisur këtë të martë përgatitjet për ndeshjen e parë të Evropianit, që është kundër Italisë më 15 qershor në Dortmund.
“Besoj që sot kemi bërë një ndërrim mendje në stërvitje. Tani po afrohet ndeshja dhe jemi më të përqëndruar, më seriozë. Nuk ka më kohë ta kalojmë më gjëra kot,”-u shpreh Elseid Hysaj, futbollist i kombëtares.
Po i referohem mediave italiane, Sportmediaset, që sot thoshte se Italia duhet të fitojë me patjetër kundër Shqipërisë, pasi 3 pikët thuajse e kualifikojnë. Çfarë mendimi keni për këtë?
“Edhe për ne Italia është një pikë e kuqe për të kaluar edhe ne grupin si po mendojnë ato. Ne nuk duhet ta tregojmë me fjalë, por kur të futemi në fushë. Edhe ne i duam ato pikë, nuk është se vijmë këtu që të na i marrin pikët. Ato pikë nuk janë të askujt. Pastaj të shohim se kush do i marrë,”-tha Elseid Hysaj, futbollist i kombëtares.
Hysaj bashkë me Abrashin, Etrit Berishën, Ajetin dhe Alijin janë pesë lojtarët e vetëm në ekipin kombëtar që do përsërisin aventurën në Evropian.
“Në 2016 shkoi një skuadër komplet tjetër dhe me një lojë tjetër, lojtarët kanë pasur gjëra të tjera. Është hera e dytë për mua, Berishën dhe Abrashin. Duhet të bëjmë më tepër, të jemi më seriozë, mund ta kalojmë grupin, duhet të provojmë me gjithçka, edhe nëse nuk shkon siç duam ne në fund të themi të paktën që shkuam me kokën lart,”-deklaroi Hysaj.
Kombëtarja shqiptare përgatitjet për ndeshjen e parë të Evropianit kundër Italisë i nsi me dy seanca stërvitore në ditë, teksa të dielën qëndroi pushim pas 2 ndeshjeve miqësore dhe udhëtimit drejt Gjermanisë dhe qendrës stërvitore Kaiserau.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Nëntor, 09:13
Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59%
-
Të gabuar
34.9%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 3095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Asani vë në alarm Sylvinhon, analiza të detajuara për Ukrainën! Kuqezinjtë stërviten pas ndeshjes me Çekinë
17 Nëntor, 14:31
-
Kapiten Ismajli dhe Ajeti: Meritonim fitoren kundër Çekisë! Tomas Soucek: Në Shqipëri nuk donim të pësonim gol
17 Nëntor, 11:45
-
'Asllani pa kreativitet në Kombëtare, të largohet nga Interi', Përparim Daiu për Report TV: Zgjedh Balliun në krahun e djathtë, Hysaj ka dështuar në Serie A
15 Nëntor, 12:52
-
Të kaltrit në çerekfinalet e Ligës së Kombeve, Spalletti: Ne jemi Italia, i gjejmë 30 lojtarë për një ekip të fortë
15 Nëntor, 11:35
-
Liga e Kombeve/ Italia mposht Belgjikën dhe prek fazë çerekfinale, Franca kalon më tej me ‘X’! Fitojnë Anglia e Norvegjia, shënon Haaland
14 Nëntor, 22:55
-
Liga e Kombeve/ Parisi 'blindohet' me 4 mijë policë, luhet Francë - Izrael! Në stadium dhe Macron, sot edhe Italia e Anglia
14 Nëntor, 10:05
-
Dita 2 e përgatitjeve, Muja mbërrin në Kombëtare! Pritet Mersinaj dhe Bajrami, Daku punon vetëm në palestër
12 Nëntor, 16:13
-
Zyrtarizohen katër mungesat e Kombëtares, Sylvinho fton tre futbollistë të rinj! Mes tyre Arbnor Muja
12 Nëntor, 08:25
-
Kombëtarja nis stërvitjen, 3 futbollistë bashkë me kapitenin humbasin sfidat e nëntorit! Manaj në pikëpyetje, priten ftesa të reja
11 Nëntor, 16:36
-
Sfidat vendimtare në Ligën e Kombeve, Fetai: Ëndërr të përfaqësoj Shqipërinë! Strakosha: Me Çekinë mund të luajmë vetëm më mirë
11 Nëntor, 12:50
-
Lazio e përjashtoi, Elseid Hysaj pjesë e Kombëtares! Këtë sezon vetëm 9 minuta
8 Nëntor, 13:28
-
VIDEO/ Dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, Sylvinho: Tre lojtarë na vijnë të lënduar, pesë me kartona të verdhë! Duam vendin e parë
8 Nëntor, 11:03
Italia mund te marre nje barazim, asgje me teper.Djemt tane kane nivel te mire teknik e fizik. Nuk mendoj humbje, nje barazim e justifikon.
PërgjigjuMe vjen keq por Italia edhe pse nuk asht ma skuader e madhe si dikur, do te na mundin 2-0.
PërgjigjuJo me shume se nje barazim. Djemte tane jane me nivel te mire teknik e fizik. Urime