Euro 2024/ Kosova luan sot me Zvicrën në Prishtinë, reagimi epik i Granit Xhakës kur i kërkohet barazimi (VIDEO)

Euro 2024/ Kosova luan sot me Zvicrën në Prishtinë, reagimi epik i Granit Xhakës kur i kërkohet barazimi (VIDEO)

Granit Xhaka në Prishtinë

PRISHTINË - Kosova dhe Zvicra në futboll luajnë sot për grupin I kualifikues të Euro 2024. Duke nisur nga ora 20:45 në "Fadil Vokrri", Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do jenë kundër skuadrës së shtetit të tyre. Për herë të parë në një duel të tillë në Prishtinë, dyshja nuk i ka fshehur emocionet në përballjen kundër "Dardanëve".

Në konferencën zyrtare për mediet, Granit Xhakës i është kërkuar nga gazetarët nëse do "zgjaste dorën për një barazim". Kapiteni i "Helvetëve" ka shpërthyer në të qeshura, duke thënë se nuk ka koment.

"Nuk ka koment, nuk ka", thotë Xhaka që vijon sërish të qesh pas kësaj pyetje. Nga ana tjetër, Xherdan Shaqiri është shprehur i emocionuar për këtë duel, teksa ka siguruar 50 bileta për familjarët që do jenë të pranishëm në "Fadil Vokrri".

"Ishte gjithmonë ëndërr që të luaj një herë në Kosovë aty ku kam lindur. Do ta shijoj çdo sekondë", ka shkruar Shaqiri në një postim në ‘Instagram’.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja