Euro 2024/ Lista e Kombëtares, ja kur Sylvinho publikon emrat

Euro 2024/ Lista e Kombëtares, ja kur Sylvinho publikon emrat

Sylvinho

'Ethet' përpara Europianit 2024 kanë nisur dhe të gjithë tifozët e Kombëtares janë me sy e veshë nga trajneri Sylvinho. Është ekskluziviteti i brazilianit për emrat që do grumbullojë në Gjermani, teksa në optikë janë gati 40 futbollistë.

Pritet që të hënën e 27 majit të kemi një listë të qartë të futbollistëve që do mbajnë peshën e Grupit B në "Gjermani 2024", teksa UEFA ka lejuar që trajnerët të kenë 26 futbollistë me vete, kjo edhe pas një kërkese nga disa trajnerë, megjithëse Sylvinho ishte kundër.

Në të tilla kushte pritet me kërshëri edhe numri i futbollistëve që Shqipëria do ketë në Europian, teksa përpara Euro 2024 që zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrik kuqezinjtë do kenë dy miqësore.

Më 3 qershor tanët luajnë kundër Lihtenshtajnit dhe më 7 kundër Azerbajxhanit, të dyja në Hungari. Pritet që kuqezinjtë të grumbullohen në Austri për një mini-fazë përgatitore, para nisjes për në kampin e Dortmundit.

Në Grupin B të Euro 2024, tanët kanë rivalë emra si Italia, Spanja dhe Kroacia.

Ndeshjet e Euro 2024 të Shqipërisë në Grupin B:

15.06.2024 Itali vs Shqipëri, “ BVB Stadion Dortmund”, ora: 21:00

19.06.2024 – Kroaci vs Shqipëri, “Volksparkstadion Hamburg”, ora: 15:00

24.06.2024- Shqipëri vs Spanjë, “Düsseldorf Arena”, ora: 21:00

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

'Mënyra më e mirë për t’i bërë homazh është të lexojmë veprat e tij', Prekin me fjalë vajzat e Ismail Kadaresë

'Mënyra më e mirë për t’i bërë homazh është të lexojmë veprat e tij', Prekin me fjalë vajzat e Ismail Kadaresë