Euro 2024, Balla dhe Ambasadori gjerman firmosin marrëveshje! Shqiptarët, tifozët e tretë për nga numri, pas gjermanëve dhe anglezëve

Euro 2024, Balla dhe Ambasadori gjerman firmosin marrëveshje!  Shqiptarët, tifozët e tretë për nga numri, pas gjermanëve dhe anglezëve

Ministri Balla së bashku me ambasadorin Bergner duke parë pajisjet e ofruara nga qeveria gjermane

Ndërsa kanë mbetur edhe 85 ditë nga Euro 2024, Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë Karlfried Bergner u takuan sot me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit ka nënshkruar ndërkohë një marrëveshje bashkëpunimi me Policinë federale gjermane lidhur me kontributin që Shqipëria do të japë për mbarëvajtjen e eventit më të madh sportiv europian të këtij viti.

Ministri Balla falenderoi Qeverinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme edhe në kuadër të ndihmës për Policinë (me fokus të veçantë RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Policia kufitare etj) dhe ju kërkoi drejtuesve të Policisë së Shtetit të marrin përgjegjësitë për angazhimet e përbashkëta edhe në kuadër të Euro 2024.

Ambasadori Bergner dhe Ministri Balla konfirmuan se shtetasit shqiptarë janë tifozët e tretë në rënditje, pas atyre gjermanë dhe anglezë, për numrin e biletave të blera gjatë 51 ndeshjeve të këtij turneu futbollistik.

Ministri Balla nuk nguroi t’i thotë Ambasadorit gjerman se Gjermania duhet të ndihet me fat që nuk është në një grup me Shqipërinë.

Në përfundim të këtij takimi Ministri dhe Ambasadori gjerman panë nga afër edhe mjetet, pajisjet dhe veshjet speciale të dhuruara nga Qeveria gjermane për RENEA, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Policinë kufitare etj.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë