Kampionati Europian i Futbollit, ekskluzivisht për të gjithë abonentët e platformës Tring

Kampionati Europian i Futbollit, ekskluzivisht për të gjithë abonentët e platformës Tring

Ky sezon i magjishëm sportiv në Tring, s’mund të mos kishte kurorëzimin e përsosur. Eventi i shumëpritur futbollistik, Kampionati Evropian i Futbollit, do të transmetohet i plotë dhe ekskluzivisht për të gjithë abonentët e platformës Tring, e cila, së bashku Euro 2024, zotëron paketën sportive më prestigjioze dhe gjithëpërfshirëse në vend.

Kuqezinjtë e zemrës, ëndrra evropiane që na e dhuruan Silvinjo dhe djemtë e kombëtares, por jo vetëm, e gjithë madhështia e një kompeticioni që bën bashkë ekipet më të forta të “kontinentit të vjetër”, ekskluzivisht në dy kanale sportive të dedikuara, Klan Sport 1 dhe Klan Sport 2, në të gjitha paketat, tokësore, satelitore dhe Tring OTT, në platformën që prej vitesh tanimë është shndërruar në shtëpinë e kampionëve.

51 ndeshje, 31 ditë, 24 skuadra, 10 qytete pritëse, 1 qëllim i vetëm, finalja e madhe e Berlinit dhe trofeu.

Në fushë do të zbresin më të mirët, mbi supet e tyre, e gjithë pesha e ëndrrave të secilit komb, e miliona njerëzve që do t’i ndjekin më frymën pezull, me emocionet që dhuron futbolli i vërtetë, me lotët e gëzimit a hidhërimit që mund të falin vetëm kombëtaret.

Të gjitha këto emocione, do t’i përjetoni në Tring, ndeshje pas ndeshjeje, gol pas goli, në një rrugëtim që nis më 14 qershor 2024, me Gjermaninë mikpritëse të kompeticionit që sfidon Skocinë dhe shënon pikënisjen e fazës në grupe, për të vijuar më pas me 1/16-at, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e 24 korrikut 2024, në Olimpiastadion të Berlinit.

Mbathni fanellat kuqezi, përqafoni ngjyrat e pasionit që vetëm futbolli që s’njeh kufij mund të dhurojë, mblidhuni të gjithë bashkë dhe pranoni ftesën tonë për të qenë pjesë e festës më të madhe sportive evropiane, që siç thotë edhe titulli i himnit zyrtar të kampionatit “Fire”, do t’i vërë flakën kësaj vere pak të thuash bombastike...

Me Euro 2024, Uefa Champions League, Uefa Supercup, Serie A, tashmë të konfirmuara për 3 dhe 5 sezonet e ardhshme, së shpejti, së bashku me Coppa Italia dhe Supercoppa, NBA, Moto Gp, Superligën Turke, Ligën Portugeze, por jo vetëm, Tring ofron mundësinë ideale për ta shijuar sportin në çdo dimension, në një propozim sportiv thjesht të pakrahasueshëm.

B.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tifozi i Milanit,Bajernit,Barcelonës dhe Liverpulit: 31/05/2024 16:30

    Me atë superligën turke dhe portugeze,na jeni knaq,duhet me pas nja tre paketa me pa kampionatin anglez,soanjoll e gjermam. Këtu është futbolli në këto tre vende dhe jo vetëm në Itali dhe aq më tepër nē Turqi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Eliminimi nga Euro 2024, Gravina konfirmon Spallettin në krye të Italisë: Ne nuk do e braktisim projektin

Eliminimi nga Euro 2024, Gravina konfirmon Spallettin në krye të Italisë: Ne nuk do e braktisim projektin