Italia e Spallettit fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Shqipërisë, por duket se ka 'fituar edhe në TV'.
10 milionë e 386 mijë shikues, një përqindje prej 55,7%, ndoqën në Rai1 ndeshjen debutuese të Italisë në Europianin kundër Shqipërisë.
Pjesa e parë u ndoq nga 10 milionë e 454 mijë (56,1%) dhe pjesa e dytë nga 10 milionë e 322 mijë (55.3%).

Ndërkohë, ndeshja mes Spanjës dhe Kroacisë u ndoq nga një milion e 798 000 shikues, me 17,4% të audiencës.
Komento
Komente

