Euro 25/ Kombëtarja e vajzave fiton 2-0 kundër Estonisë, siguron tri pikët e para

Euro 25/ Kombëtarja e vajzave fiton 2-0 kundër Estonisë, siguron tri pikët e para

Kombëtarja e vajzave

Kombëtarja e vajzave mori tri pikët e para në edicionin e ri kualifikues të Euro 2025 që zhvillohet në Zvicër, pasi triumfoi në “Air Albania” ndaj Estonisë me rezultatin 2-0.

Golat e këtij takimi i shënuan Fortesa Berisha në minutën e 31-të të pjesës së parë dhe Kristina Maksuti në fundin e takimin (90+3).

Trajneri Armir Grima e nisi me këtë formacion titullar takimin ndaj Estonisë: Viona Rexhepi (G), Luçije Gjini, Arbenita Curraj, Sara Maliqi, Armera Tukaj, Alma Hilaj, Ezmiralda Franja, Megi Doçi (C), Fortesa Berisha, Qëndresa Krasniqi, Kristina Maksuti.

Shqipëria dominoi takimin që në startin e ndeshjes. Vajzat kuqezi patën disa raste të mira shënimi dhe fillimisht zhbllokuan rezultatin me Fortesa Berishën, por goli u anullua për pozicion të parregullt.

Pak minuta më vonë Shqipëria gjeti sërish rrugën e rrjetës, këtë herë goli ishte i rregullt. Fortesa Berisha gjuajti saktë nga brenda zonës dhe realizoi golin e parë të takimit. Edhe në fundin e pjesës së parë Shqipëria u shfaq rrezikshëm në portën kundërshtare por pa sukses. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

Fraksioni i dytë i ndeshjes nisi sërish mirë për Shqipërinë. Vajzat kuqezi u hodhën në sulm për të gjetur golin e dytë. Në minutën e 53-të, trajneri Grima kreu zëvendësimin e parë. Nga loja doli Arbenita Curraj dhe u aktivizua Gresa Berisha.

Shqipëria pati një mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin në minutën e 77-të të takimit me Fortesa Berishën, por goditja përfundoi jashtë.

Në fundin e takimit Shqipëria realizoi edhe golin e dytë. Fortesa Berisha asistoi saktë për Kristina Maksutin që vulosi fitoren spektakolare në “Air Albania”.

Ky ishte takimi i dytë kualifikues i Shqipërisë së vajzave, që renditet në vendin e dytë me tre pikë po aq sa Luksemburgu i vendit të parë.

Në fundin e muajti maj Shqipëria do të luajë takimin e radhës kualifikues, në transfertë ndaj Estonisë. Ndeshja e fundit kualifikuese do të zhvillohet më datë 4 qershor në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria do të përballet me Luksemburgun.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025