Euro arrin në 138.55 lekë
niveli më i lartë në dy muaj
 

Pas një rënieje të fortë në muajt e fundit të vitit 2015, euro po i kthehet mesatares historike të dy viteve të fundit, në raportet e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 138.55 lekë, 0.36 lekë më shumë se një ditë më parë. Që nga fillimi i këtij viti, monedha e përbashkët ka rënë vetëm një ditë në raportet e këmbimit me lekun. Tradicionalisht, fillimi i vitit shënon një zhvlerësim të monedhës vendase, pasi faktorët që nxisin lekun në fund të vitit, si prurjet e emigrantëve, nuk veprojnë më.
 
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0