Euro, bizhuteri dhe armë zjarri, momentet e arrestimit të grupit të hajdutëve të vilave te Liqeni i Thatë! Policia: Me precedent penal edhe në vende të BE (VIDEO)

Policia e shtetit ka reaguar në lidhje me arrestimin e 5 personave që vepronin si grup për kryerjen e vjedhjeve në zonën e Liqenit të Thatë. Gjatë operacionit të koduar “START & STOP” u arrestuan 5 persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes së pronës. Sipas policisë ky grup dyshohet të ketë kryer veprimtari kriminale edhe në disa vende të BE-së.

Gjatë operacionit të finalizuar me sukses operacioni policor i koduar  “START & STOP”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Dorjan Lamani (Qirjazi), 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”;

Klodian Çypi, 34 vjeç, banues në Derven, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”;

Halil Topalli, 29 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë, i dënuar më parë për "Kanosja" dhe "Kundërshtimi i punonjësve të Policisë";

Redian Begaj, 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me parë për "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Moskallëzim krimi";

Dajvid Dosti, 21 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 12.04.2021, janë kapur në flagrancë menjëherë pas kryerjes së vjedhjes së banesës së shtetases B. S., të kompleksi i vilave pas qendrës tregtare “TEG”, ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme në euro, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e kësaj ngjarjeje janë sekuestruar prova materiale si armë zjarri, vlera monetare, bizhuteri, radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë dhe telefona celular, konkretisht:

1  armë zjarri automatik, me dy krehër dhe 123 fishekë;

17.150 euro, 2 radio marrëse-dhënëse si ato që përdor Policia e Shtetit,

Bizhuteri të ndryshme floriri, si unaza, vathë, ora dore, varëse, medialionë etj,

3 palë çelësa automjetesh, njëri prej të cilit dyshohet të jetë vjedhur në banesën e shtetasit A. N., ngjarje e ndodhur në datën 14.12.2020,

1 automjet tip “Ford”, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për hapjen e bravave dhe dyerve të blinduara.

Nga puna e bërë deri tani rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, janë autor të dyshuar dhe të vjedhjes së banesës së shtetasit A. N., në rrugën ‘Xhanfize Keko”, ngjarje e ndodhur në datën 14.12.2020, ku janë vjedhur 40.000 lekë dhe automjeti i tij.

Gjithashtu nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, pasi siguronin informacione dhe piketonin banesa ku kishte shuma parash dhe bizhuteri, organizonin dhe kryenin vjedhjen e tyre.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë të përfshirë këta shtetas.

Nëpërmjet Interpol Tiranës po bashkëpunohet edhe me disa vende të BE-së, për të dokumentuar aktivitetin kriminal të këtyre personave në Greqi dhe vende të tjera të BE-së. 

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” e kryer në bashkëpunim “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.


Lajmi kryesor:

Të shtrirë në tokë, momentet e arrestimit të hajdutëve të vilave në Sauk! Sekuestrohen rreth 18 mijë euro, bizhuteri e armë! Grupi vepronte edhe në vendet e BE


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot Kuvend/ Deputeti socialist interpelancë me ministrin Peleshi për rijetëzimin e industrisë ushtarake

Sot Kuvend/ Deputeti socialist interpelancë me ministrin Peleshi për rijetëzimin e industrisë ushtarake