Euro të falsifikuara, hynin në mënyrë të paligjsme nga Kina në tregun europian. Sipas mediave të huaja, në aerodromin e Brukselit janë sekuestruar disa tonelata me euro false, kryesisht me vlerë 1 dhe 2 euro.

Shërbimet e doganave greke pranojnë se në të kaluarën janë sekuestruar edhe në Greqi sasira të mëdha monedhash me vlerë 1 dhe 2 euro edhe në Greqi, ndërkohë që ende nuk dihet se sa të tilla kanë hyrë në tregun europian dhe atë grek.

Vetëm përpara disa javësh në Greqi u shpartallua një rrjet që falsifikonte dollarë dhe euro, kryesisht të ardhura nga Bullgaria e Rumania. Falsifikatorët kanë filluar t'u shmangen kartmonedhave me vlerë të madhe, 50, 100 dhe 200 euro si në të kaluarën dhe synojnë falsifikimin e kartmonedhave me vlerë 5, 10 dhe 20 euro ndërkohë skandali i falsifikimit dhe i futjes ne tregun europian të monedhave të falsifikuara ka sjellë shqetësim në autoritetet e BE, të cilat e kanë të pamundur tani për tani të përllogarisin dëmin e kësaj kombine me dimensione europiane..

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)