Eurodeputeti austriak kërkon hetim ndërkombëtar për sulmin në Zubin Potok në Kosovë

Eurodeputeti austriak kërkon hetim ndërkombëtar për sulmin në Zubin Potok në Kosovë

Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian ka diskutuar për sulmin terrorist në kanalin e ujor të Ibër-Lepencit në varagë të Zubin Potokut.

Kryetari i këtij komisioni, David McAllister, shprehu shqetësimin e Parlamentin Evropian për sulmet e fundit në veri të Kosovës, teksa rikujtoi se PE ka dënuar fuqishëm këto akte, që tha se e destabilizojnë Kosovën.

Ndërkohë, disa deputetë të Parlamentit Evropian, edhe pse kanë shprehur solidaritetin me Kosovën, dhe disa prej tyre kanë kërkuar hetim ndërkombëtar. Eurodeputeti nga Austria, Thomas Ëaitz kërkoi një hetim ndërkombëtar të rastit shpërthimit në kanlain ujorë në Varagë të Zubin Potokut.

“E mirëpres faktin që Serbia ka thënë se dëshiron të jetë pjesë e hetimit, por e mbaj mend që edhe pas Banjskës e kanë thënë të njëjtën gjë, por që nuk ka ndodhur asgjë më tutje. Duhet të shihet se kush është përgjegjës. Qeveria serbe duhet ta theksoj se shumë nga ata janë në Serbi, janë të komunitetit serb dhe normalisht kanë marrë një orientim ekstremist dhe kjo duhet të theksohet edhe në bazë të ngjarjeve që kanë ndodhur. Unë pres që Qeveria e Serbisë të shpreh gatishmërinë të luftojë këta terroristë edhe brenda territorit të Serbisë”, theksoi ai.

Pas fjalimit të kryediplomatës nga Kosova, Donika Gërvalla, eurodeputeti nga Gjermania Michael Gahler theksoi se prezantimi është goxha tronditës por edhe i qartë.

“Të gjithë kemi arsye për të reflektuar mbi këtë situatë, dhe të gjitha vrojtimet që patët mbi atë që ka ndodhur. Kur ta kemi presidentin Vuçiq në Bruksel nesër, do të shohim si do të reagojë. Duhet të shohim se çfarë ka ndodhur. Sigurisht se duhet të kontrollohen të gjitha dokumentet, megjithëse mund të jetë e vështirë të kuptohet çdo gjë. Janë bërë pretendime goxha serioze, por pyetja e parë do të ishte çfarë provash tashmë janë vënë në dispozicion në mbështetje të këtyre pretendimeve apo akuzave. Besoj fuqimisht se edhe organi ekzekutiv siç është Komisioni Evropian do të duhej t’i merrte këto gjëra shumë seriozisht”, theksoi Gahler.

Ndësa, pas fjalimeve të eurodeputetëve të pranishmëve iu ka adresuar sërish kryediplomatja Gërvalla. Ajo ka rikujtuar se pas sulmit në Varagë, Policia e Kosovës ka sekuestruar një arsenal armësh./Kosovapress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet