Eurodeputeti italian i shkon në spital shqiptarit të plagosur për vjedhje: Po na kushton 6.500 €!

Eurodeputeti italian i shkon në spital shqiptarit të plagosur për vjedhje: Po na kushton 6.500 €!

Europdeputeti dhe shqiptari i plagosur ne spital

Europarlamentari italian Angelo Ciocca, ka bërë një vizitë të papritur sot në mëngjes në dhomën e katit të gjashtë të spitalit Dea të Pavisë, në të cilën ishte shtruar Stef Tuci, një shqiptar 26-vjeçar, i plagosur në bark gjatë tentativës për grabitje të kryer në Casteggio, pranë Pavias në veri të Italisë rreth orës 22 të martën e 27 marsit.

I riu shqiptar ishte denoncuar për dhunim banese dhe tentativë grabitje për shkak se kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së Antonio Bonfiglio, një shofer 56 vjeçar. Kishte qenë pikërisht Bonfiglio ai që kishte shtënë me një pushkë gjahu të kalibrit 12-she me saçme kur kishte parë tentativën për të hyrë në shtëpinë e tij. Qitja e kishte zënë Tucin në bark.

Deputeti i parlamentit evropian Ciocca të hënën në mëngjes hyri në repartin e kirurgjisë së përgjithshme të spitalit Dea dhe i tregoi Tucit, që në atë moment ishte i shtrirë në shtrat, një tabelë ku ishte shkruar me të madhe: “Krimi yt na ka kushtuar 6.500 euro. Kërkoi falje italianëve”.

Eurodeputeti i tregon shqiptarit se sa u ka kushtuar taksapaguesve italianë veprimi i tij

I pyetur lidhur me këtë episod, Giorgio Girelli, presidenti i Poliklinikut “San Matteo”, gjatë mbrëmjes deklaroi: "Nuk kam asgjë për të thënë. Nuk i njoh me detaje faktet. Do të bëjmë verifikimet e nevojshme”. Ndërkohë që drejtori i përgjithshëm i Poliklinikut, Nunzio Del Sorbo, tha: "E mësuam vetëm më vonë atë që kishte ndodhur, jemi ende duke e verifikuar se si kanë rrjedhur ngjarjet. Shtruam një pacient i cili duhej të shtrohej sepse ishte në gjendje të rëndë. Nuk dinim asgjë për këtë blitz dhe nuk mund ta kontrollojmë në çdo moment se kush hyn dhe kush del nga spitali. Për më tepër që Ciocca është një figurë institucionale, nëse ka dashur të bëjë një veprim kaq të rëndë do të mbajë përgjegjësi vetë”.

Krimi yt na ka kushtuar 6.500 euro, shkruhet në pankartën e deputetit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 10/04/2018 15:09

    Pavaresisht se ky deputet i perket Leges, fakti qendron se ka te drejte. Habitem me komentet qe po lexoj ketu. ne vend qe te merremi dhe te denojme hajdutin merremi me tjetrin. per fatin e tij ne politike vendosin vetem italianet.

    Përgjigju
  • riti: 10/04/2018 11:46

    I thote hajduti hajdutit hajdut.Kjo eshte e pa pare fare.Te q...cfare te permban pragu e fisi .Po ka rrace me hajdute se ju .Pyesni gjermananet se ata jua kane gjetur .Vietato i cani e i italiani tabel enkas per italianet ne gjermani per te hyjne ne dyqan.Shqiptarit ti presin njeren dore ndersa atij pipinos ti presin veshin.kusaret e europes italianet dhe grekrit pastaj vim ne se dhe ne sjemi te pakte

    Përgjigju
  • I pervutshmi: 09/04/2018 21:56

    Ska faj.

    Përgjigju
  • uns: 09/04/2018 21:45

    palaco ppopuliste. mendon se jane te mjeret e keqja e atij vendi, jo ai qe me doreza te bardha i kushton italianeve te pakten 80 mij euro ne muaj. Turp edhe te mjerit hajdut qe vjedh, por eshte me i rende fakti qe i eshte perdhosur dinjiteti njerezor per nje show 2 leksh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: SHBA do shpallin non grata ata që i bën presion Altin Dumanit dhe do i zgjasin mandatin si kryetar

Spahiu: SHBA do shpallin non grata ata që i bën presion Altin Dumanit dhe do i zgjasin mandatin si kryetar