Eurodeputeti: Kosova ka paguar me gjak lirinë e saj, të vetmit në Ballkan që nuk gëzojnë liberalizimin e vizave

Liria e Republikës së Kosovës ka qenë fjala e deputetit të parlamentit evropian nga Austria, Lukas Mandl.

Ai tha se ata janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzojnë liberalizim të vizave përkundër premtimeve të bëra.

Politikani austriak si mbështetës i madh i Kosovës, u shpreh se Kosova ka paguar me gjakun e saj lirinë, derisa BE dhe SHBA-të e ndihmuan për të fituar pavarësinë.

Mandl theksoi se populli i Kosovës me të vërtetë e mbështet anëtarësimin në BE më shumë se të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e Evropës. Sot po flasim për Republikën e Kosovës dhe raportin për Kosovën. Dua të them se Kosova ka paguar me gjakun e saj për lirinë e saj. BE dhe SHBA ndihmuan këtë vend për të fituar pavarësinë. Ky vend është bërë demokratik, dhe ka sundimin e ligjit dhe e ka bërë këtë me shpejtësi të jashtëzakonshme.

Është një demokraci e qëndrueshme dhe një vend shumë i shumëllojshëm. Po, sundimi i ligjit duhet të përmirësohet, por ka një Kushtetutë të fortë. Ky vend është njohur nga 100 vende, duke përfshirë edhe Izraelin. Por ky është një vend që ende nuk njihet nga një pakicë e vendeve të BE-së, dhe qeveritë e BE-së. Është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon liberalizim të vizave, janë bërë premtime ndaj këtij vendi, të cilat nuk respektohen, pastaj premtimet vendosen në prapavijë”, u shpreh Mandl.

Kujtojmë se sot PE-ja miratoi rezolutën që bën thirrje për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.  Kjo është hera e parë që në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke. Pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën, por PE-ja është institucioni i vetëm që e trajton Kosovën si shtet.

Pas njoftimit ka reaguar Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot se Serbia nuk do të nënshkruajë marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën, duke thënë se është i gatshëm për dialog me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, edhe pse “nuk e sheh shumë kuptim

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja