TIRANE- Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur sot në një takim Eurodeputetin italian Aldo Patriciello, Anëtar i Grupit Parlamentar të EPP dhe Anëtar i Delegacionit të Parlamentit Europian për Marrëdhëniet me Shqipërinë, i cili ndodhet në Tiranë me ftesë të Aleancës Demokristiane.
Gjatë taktimi, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vyer të Eurodeputetëve italianë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar se marrëdhëniet me Italinë dhe me Parlamentin Europian janë shumë të rëndësishme në këtë proces.
Ndërsa, eurodeputeti Patriciello konfirmoi angazhimin e tij dhe të kolegëve të tjerë italianë në Parlamentin Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE dhe nënvizoi dëshirën e përbashkët të Eurodeputetëve që Shqipëria të jetë pjesë e familjes së madhe europiane.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com