Kryetarja e grupit të eurodeputetëve të Partisë "Demokracia e Re" greke, Marieta Janaku komentoi deklaratën e kryeministrit Sali Berisha në festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke thënë se kjo deklaratë përveç të tjerash, dëmton rrugën e saj drejt BE.
"Pretendimet irredentiste dhe retorika nacionaliste krijojnë probleme reale për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, që Greqia i ka ndjekur vazhdimisht me Shqipërinë. Sidomos të shprehura nga kryeministri i vendit janë një gabim serioz politik e një sfidë për të gjithë popujt fqinjë në rajon. Për më tepër, përpjekja për të hedhur poshtë deklaratën origjinale me referencë kontekstin historik të 100 viteve më parë, është një gabim të madh, që nuk i përgjigjet realitetit historik të kohës", tha Janaku. Eurodeputetje greke ka kujtuar dhe njëherë angazhimin e vendit të saj për të mbështetur integrimin në BE. "Greqia ka mbështetur fuqimisht perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe ka kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin", tha Janaku.
"Është e qartë se deklarata të tilla dëmtojnë progresin e Shqipërisë në Europë e dëmtojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajon", përfundoi eurodeputetja e partisë në pushtet në Greqi. Ndërsa ka reaguar indirekt kryeministri Berisha duke shfrytëzuar një takim me të rinjtë e PD kur thotë se për fat të keq rajoni vijon të jetë i mbushur me albanofobi. "Albanofobia është një re që qarkullon në rajon fqinjët na shihnin si qytetarë të dorës së dytë e të tretë, nuk mund t'i pranojnë shqiptarët si qytetarë të lirë sot jemi më të bashkuar se kurrë, çdo pëllëmbë toke është territor në ndërgjegjen e çdo shqiptari", tha Berisha.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com