Eurodeputetja gjermane, njëherësh mikja e dëshmuar e Kosovës, Doris Pack, është deklaruar lidhur me zhvillimet politike paszgjedhore në Kosovë.

Ajo ka shkruar në llogarinë e saj në rrjetin social “Twitter”, se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë tjera opozitare të koalicionit paszgjedhor nuk janë të vetëdijshme se me veprimet e tyre po e kthejnë Kosovën prapa.

Pack njihet për qëndrimin e saj afirmativ për Kosovën para luftës dhe për aspiratat e saj euroatlantike pas shpalljes së pavarësisë.

Si mbështetëse e fuqishme e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, Pack i është bashkuar krerëve të shteteve lidere të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët i kanë bërë ftesë spektrik të gjerë politik të Kosovës që, pas marrjes së dritës jeshile për procesin e Stabilizim-Asociimit, të avancojnë dialogun në Bruksel për të rrugëtuar sigurt drejt integrimit në BE.

Marrë nga '"Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)